Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI ME PROBLEME TË MËDHA/ Ja “kleçka” me klauzolën e trajnerit Sormani

Humbjet në derbi, zakonisht, pasojat më të mëdha i shkaktojnë në stolin drejtues. Në dy humbjet e para të ndodhura në derbi në epokën “Demi” në 7 sezone, trajnerët e kanë paguar me largimin nga puna. Hasan Lika u largua pas humbjes 1-0 më 7 shkurt 2014, ndërsa Franko Lerda u shkarkua pas humbjes 2-1 në derbin e 13 dhjetorit të vitit të shkuar.

Por, Sormani do të bëjë ndryshim, pasi drejtori Rama e pohoi pas humbjes 5-1 në derbi se duhet të lëkundet fanella e gjyqtarit Xhaja dhe jo stoli i Sormanit.

Gjithsesi, për të ardhmen e trajnerit italian hyjnë në lojë edhe disa llogari e kushte të tjera. 54-vjeçari në janar thuhet se ka firmosur për 2.5 vite me Partizanin. Por, gjashtë muajt e parë konsiderohen vendimtarë për vazhdimësinë, ku është kërkuar që ekipi të fitojë të paktën një nga dy trofetë.

Nga Kupa i ka eliminuar Besëlidhja dhe pas humbjes në derbi edhe misioni titull është vështirësuar jashtë mase, pasi kur kanë mbetur edhe 12 javë nga fundi, diferenca me Tiranën e vendit të parë është -9 pikë. SORMANI-DHE-DEMI

Nisur nga kushti i trofeve, i cili është përfolur më shumë në kampin e kuq kur trajneri kur erdhi, i bie që e ardhmja e italianit të jetë dyshim, nëse nuk fitohet titulli kampion, pasi me Kupën i kanë “larë duart”. Pas humbjes në derbi Sormani pohoi se nuk ndihej i rrezikuar në punën e tij si trajneri i Partizanit.

Related posts

DHURATË “UNIKE” PËR KRISHTLINDJE? “CAMP NOU” hap dyert për tifozët. Vizita…

Isa.Autor

“MENDOJ VETËM PËR NESËR”/ Solari në errësirë për të ardhmen te Real Madridi

Delo.autor

Marseille interesohet për mesfushorin e Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment