Futboll Premier League

Pep Guardiola: Nëse do t’u thosha lojtarëve të mi të ndryshonin lojën e tyre, do të mendonin se jam frikacak

Pep Guardiola insiston se ai nuk do t’i thotë lojtarëve të tij të Manchester City-t të mos luajnë futboll sulmues kur të ndeshet me Liverpool në çerekfinalen e Champions League të mërkurën.

Guardiola nuk ka asnjë plan t’i thotë lojtarëve të tij të bëjnë një ndeshje më të kujdesshme, megjithëse shton se nuk është arrogant dhe i vetëdijshëm për forcën sulmuese të Liverpool.

“Nëse do t’i thosha lojtarëve të mi të bëjnë diçka tjetër, të ndryshojnë mënyrën e lojës, ata do të më shikonin dhe do të mendonin se jam frikacak dhe se nuk kam besim te vetja.

 

“Patjetër, e konsideroj pikën e fortë të Liverpool pasi do të isha arrogant të mos e bëja. Por nuk do të mbrohemi për 90 minuta dhe të luajmë me kundërsulm.

“Pse duhet të ndryshojmë kur gjërat kanë shkuar aq mirë për ne.

“E di që mënyra se si luajmë është ideale për Liverpool. Ata e sulmojnë hapësirën si askush tjetër në botë. Do të mundohemi të bëjmë diçka por mënyra më e mirë për të fituar është që të luajmë të bashkuar.

“Sezonin e kaluar nuk ishim në gjendje të ishim të qetë në momente të caktuara. Kur sheh Real Madrid ose Barcelona që sulmohen nga skuadrat e tjera, ato duket sikur po pinë një filxhan kafe, pasi e dinë që do t’u vijë mundësia.

“Sulmuesit tanë janë 20,21 vjeç, është hera e parë ose e dytë që luajnë në këtë fazë të kompeticionit, kështu që mbase na duhet më tepër kohë.”

Related posts

STATISTIKA TË TURPSHME/ Ja sa kohë kalon Pogba duke “shëtitur” në fushën e blertë (FOTO)

Delo.autor

“QAVA PËR LAMTUMIRËN E TOTTIT”/ Trajneri i njohur: Balotelli? Një nga më të fuqishmit, që kam parë ndonjëherë

Delo.autor

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Shqipëria e Panuccit, nga krenaria e “Euro 2016” në vitin… zero

Isa.Autor

Leave a Comment