Futboll Seria A Sport

PLANET PËR SEZONI E ARDHSHËM/ Donnarumma-Milan, palët drejt vendimit të hidhur në verë

Duke pritur të fillojë përsëri Serie A, Milan po i përdor këto ditë edhe për të planifikuar sezonin e ardhshëm. Për pasojë, po mendon edhe për merkaton e verës. Siç e ka thënë disa herë CEO, Gazidis, një nga qëllimet e tij është të ulë tavanin e pagave të ekipit.
Dhe ka një lojtar në skuadrën kuqezi, që fiton më shumë se të tjerët, madje me me një diferencë të konsiderueshme. Po flasim për Gianluigi Donnarumma. Në atë verë të famshme e të trazuar, nga lamtumira e mundshme deri në fund, portieri mbeti te Milani dhe Mino Raiola siguroi kontratë 6 milionë euro në vit për të. Te Milani i sotëm, veçanërisht për shkak të sanksioneve të imponuara nga UEFA, kjo është një shifër mjaft e lartë. Dhe kështu, sipas “La Gazzetta dello Sport”, gjatë verës të dyja palët mund të shkojnë drejt ndarjes.

Kontrata e Donnarumma skadon më 2021 dhe fillimi i sezonit të ri pa marrëveshjen për rinovimin do të ishte ekonomikisht një gabim për kuqezinjtë, pasi nga janari i vitit të ardhshëm e tutje do të rrezikonin ta humbisnin atë me kosto zero. Dhe kështu ka dy rrugë në verë: ose rinovim, ose ndarje. Fjalë për rinovim nuk ka asnjë, prandaj opsioni më i mundshëm është ndarja. Po me çfarë çmimi mund të shitej portieri italian? Me vetëm një vit kontratë të mbetur, për fat të keq për Milanin, vlera e kartonit të tij ka rënë në mënyrë të pashmangshme dhe një shifër e mirë mund të ishte 25 milionë euro.

PSG mbetet një nga kandidatët më të favorizuar, si dhe disa ekipe të Premier League: Manchester City dhe Manchester United. Dy klubet e të njëjtit qytet mund të mendojnë seriozisht për këtë, në rast të ndarjes nga Ederson, ose De Gea. Evertoni i Carlo Ancelotti duket po ashtu serioz, edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera me Mino Raiola.

Related posts

ZYRTARE/ Milan kryen goditjen e dytë pas Kjaer! Vjen me parametra zero… (EMRI)

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me skuadrën që u është, besuar heronjve të Kupës së Botës në vitin 2002

Sadik.Autor

2 MILIONË FANSA NË RRUGË DHE PANIK/ Të shtëna me armë në paradën e Toronto

Delo.autor

Leave a Comment