Futboll Seria A Sport

De Biazi “skanon” Napolin/ Ancelotti trajner i madh, HYSAJ ka nevojë edhe për…

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Shqipërisë, flet për “Radio Marte” në Itali, duke komentuar skuadrën e Napolit në këtë sezon të ri, në veçanti trajnerin Ançeloti, si edhe mbrojtësin që e ka pasur në Kombëtare, Elseid Hysajn.

De Biasi për Ancelotti-n: E njoh mirë Ancelotti-n. CV-ja e tij nuk ka nevojë për prezantim. Është një trajner i vlerësuar në të gjithë botën dhe gjatë një darke kemi pasur edhe një shkëmbim idesh të bukura. Pas tre vitesh me Sarri-n ishte e vështirë të gjeje menjëherë skuadrën, megjithatë ai ia arriti dhe kjo u pa në dy përmbysjet me Lacio-n e Milanin”.

De Biasi ka gjithashtu, edhe një koment për Hysajn, që tashmë ka vendosur të vazhdojë me Napolin: Ka treguar tashmë se ka cilësi të mira, por duhet të përmirësohet ende në disa aspekte. Por, kjo ndodh vetëm me punë dhe më kohën e duhur. Ai është një lojtar me shumë dinamikë dhe është shumë i mirë në të dy fazat”.

Related posts

Nga portier i Serie A në kriminel, një karrierë e pabesueshme

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG sakrifikon dy lojtarë për të financuar ofertën e “çmendur” të Mbappe

Delo.autor

KONFIRMOHET KRISJA/ Gjiganti europian nis bisedimet me Icardin

Delo.autor

Leave a Comment