Futboll La Liga Sport

REAL MADRID-BARCELONA/ “El Classico” me “aromë” titulli, ja formacionet e mundshme

“El Clasico” po afron. Real Madrid dhe Barcelona përballen mbrëmjen e sotme në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të javës së 26-të në La Liga. Si gjithmonë kjo ndeshje pritet me shumë interes nga sportdashësit për shkak të spektaklit që dhuron. Fitorja sot kërkohet me ngulm nga të dy skuadrat pasi tre pikët do të thonë ngjitjen në vendin e parë. Të dy trajnerët përballen me mungesa të rëndësishme përpara kësaj sfide. Lojtarë si Luis Suarez e Ousmane Dembele te Barcelona apo Eden Hazard te Real Madrid nuk do të jenë të gatshëm Zgjedhjet për dy teknikët do të jenë të kufizuara. Dilemat janë të mëdha. Më poshtë ju sjellim dhe formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Real Madrid: Thibaut Courtois, Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos, Ferland Mendy, Fede Valverde, Casemiro, Luka Modric, Toni Kroos, Karim Benzema, Vinicius JR.

Barcelona: Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Junior Firpo, Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Arthur, Arturo Vida, Leo Messi, Antoine Griezmann

Related posts

E BUJSHME/ Dyshja e Tottenham drejt Torinos, ja plani i “ÇMENDUR” i “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

Nga Superiorja te Kategoria e Dytë, ja kur do të luhen sfidat e kësaj jave (FOTO)

Q.Autor

ZYRTARE/ Juventusi nënshkruan me këtë lojtar, kontratë 4-vjeçare

Isa.Autor

Leave a Comment