Futboll La Liga Sport

“ARBITRI MË KËRCËNOI”/ Talenti Vinicius: Jam si fëmijë me ëndrra, ja sekreti i golit

Vinicius Xhunior nuk do ta harrojë kurrë këtë mbrëmje dhe thotë se këtë sezon dëshiron të lërë gjurmë në aspektin personal dhe me Realin e Madridit.

Talenti brazilian u bë futbollisti më i ri që shënon në një “El Clasico”, por tani dëshiron që të vazhdojë në këtë rrugë dhe të ndihmojë skuadrën për të arritur rezultate pozitive.

Ai zbulon gjithashtu bisedat me arbitrin Mateu Lahoz dhe me shokun e skuadrës Kasemiro. Sulmuesi i “Galaktikëve” zbulon gjithashtu se ky aksion është provuar disa herë në stërvitje dhe Kros i dha një pasim mjaft të bukur.

PASIMI- “Kros më dha një pasim shumë të bukur dhe të zgjuar. Është diçka që e bëjmë shpesh në stërvitje dhe për fat na doli gjatë ndeshjes. Kërkova të godisja në portë dhe jo të pasoja”.

KRENAR- “Tregova me shenjë stemën e Realit të Madridit, sepse jam shumë krenar që luaj në një skuadër të tillë. Është më e mira në botë. Dua që tifozët e Realit të Madridit të jenë të lumtur dhe unë i bëra deri diku”.

BESIM- “Unë kam punuar shumë gjatë kësaj kohe, sepse e kam ditur gjithmonë se herët a vonë do të vinte mundësia për të shënuar dhe për të luajtur ndeshje si këto. Trajneri ka pasur gjithmonë besim tek unë dhe jam i kënaqur që shënova dhe ndihmova Realin që të fitonte. Dua të fitoj trofe këtë sezon, jam si një fëmijë që ka ëndrra dhe dëshira. E kisha ëndërruar një gol në klasike dhe ia dola. Këtë mbrëmje nuk do ta harroj kurrë”.

E ARDHMJA- “Duhet të vazhdojmë kështu, të punojmë me njëri-tjetrin, për tifozët. Dua t’i falënderoj sepse ishin të shumtë dhe mbushën shkallët e stadiumit për të na mbështetur. E meritojnë këtë fitore. Duam që të bëjmë gjithmonë gjërat që na kërkon trajneri Zidan. U rikthyem të bëjmë një ndeshje pozitive dhe fituam”.

 ARBITRI- “Më tha se kishte lojtarë të tjerë që duhet të flisnin në fushë dhe të bëja kujdes sepse kisha karton dhe rrezikoja”.

KASEMIRO- “Në pjesën e parë unë kisha disa raste të mira për të shënuar, por vendosa që të pasoja. Kasemiro më kishte thënë që të godisja më shumë portën sepse isha i rrezikshëm”.

Related posts

(FOTO) Refuzimet e mëdha të Chelseat, fillojnë shakatë me londinezët – I fundi që i “refuzon” është Akinfenwa i njohur si “Bisha”

Q.Autor

DEKLARATA TRONDITËSE/ SUSO: Se kisha menduar KURRË që do të bëhesha pjesë e…

Isa.Autor

FITORJA NDAJ BETIS/ Zidane kapet me kritikët: Penalltia? E tillë ishte, ka gjyqtar dhe VAR

Delo.autor

Leave a Comment