Futboll La Liga Sport

RONALDO NË VERSIONIN “ULTRAS” TË REALIT/ Ja si e festoi CR7 golin e Vinícius (VIDEO)

Real Madrid TV fokusoi Cristiano Ronaldo teksa festoi me duartrokitje golin e shënuar nga Vinícius, i cili zhbllokoi rezultatin e bardhë (1-0) të “El Clasico” së mbrëmshme mes të bardhëve dhe Barcelonës. Portugezi ishte në “Santiago Bernabéu” për ta parë nga tribunat VIP supersfidën e La Liga-s, ish-skuadrën e tij, ku luajti për gati një dekadë dhe fitoi gjithçka.

Një mundësi e tillë iu krijua për shkak se supersfida e Serie A, Juventus-Inter, e planifikuar për të dielën e djeshme, u pezullua nga “Coronavirusi”. Vetë Vinicius, duke folur për golin e tij, tha: “E dija që do të vinte momenti. Ishte pasim fantastik. Gjithmonë e bëjmë në stërvitje me Toni (Kroos) diçka të tillë. Ishte gjuajtje në portë, jo pasim. Pavarësisht devijimit të Pique, unë gjuajta për në portë. Duhet të vazhdojmë kështu. Kemi luajtur mirë dhe fituam. Arbitri? Ishte i mirë. Duhet të vazhdojmë kështu, jam shumë i lumtur”.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT/ Paolillo: Ibra s’ishte një vjedhje, ne ndihmuam Juventus-in. Zhang? Po rrezikon shumë…

Delo.autor

STATISTIKAT NË SUPERIORE/ Një “thes” me gola në javën e parë, por mbetet përsëri larg rekordit

Delo.autor

I DËNUAR ME 5 VITE BURG/ Nuk kanë fund telashet për futbollistin e Olympiacos, një 17-vjeçare e akuzon për…

Delo.autor

Leave a Comment