Futboll La Liga Sport

I VËRSULET TALENTIT TË REAL MADRID/ Pique: Je i çmendur apo çfarë…?! (FOTO)

Kamerat e “Movistar +” fiksuan një nga episodet kryesore të “El Clasico” midis Gerard Piqué dhe Vinícius. Në një moment, në të cilin braziliani kërkoi penallti për ndërhyrje ndaj tij, Piqué u përball me sulmuesin e Real Madridit, duke i thënë në sy: “A jeni i çmendur apo çfarë nuk shkon (s’është në rregull) me ty? A jeni i çmendur?” Të dy vazhduan me mosmarrëveshjen dialektike në fushën e blertë. Piqué vijoi t’i hakërrehet në sy brazilianit, që ishte ende shtrirë në zonën e Barcelonës, pas një ndërhyrjeje të rregullt, sipas gjyqtarit kryesor: Unë nuk të preka, nuk të preka…”

Në fakt, Piqué ishte shumë aktiv gjatë gjithë ndeshjes dhe i karikoi shokët e tij të skuadrës më shumë se një herë. Sidoqoftë, katalanasit dolën të mposhtur 2-0 në fund të “El Clasico”. Qendërmbrojtësi Blaugrana tha mbas lojës se kishte luajtur ndaj Real Madridit më të dobët në “Bernabeu”, në pjesën e parë”. Një thumbim, që mori përgjigjen e njëjtë nga Sergio Ramos, kur tha: “Jam gati të firmos që t’i fitoj të gjitha “El Clasico” kështu, duke luajtur aq keq, sa tha Pique, në pjesën e parë”.

Related posts

BUNDESLIGA/ Censura e çuditshme, televizioni iranian zhduk arbitren e ndeshjes në Bundesliga

Sadik.Autor

TRONDITET “SAN SIRO”/ Inter – Tottenham: Londinezët shënojnë SUPERGOL me… (VIDEO)

Isa.Autor

NDËSHKIMI ME KARTON TË VERDHË/ Shikojeni ndërhyrjen e ashpër të Cavanit ndaj Neymarit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment