Futboll Sport

RRËFIMI UNIK NGA IZOLIMI PREK KORONAVIRUSIT/ Capello: Ditët pa futboll janë shumë, shumë të gjata

Një “historian” i futbollit, ai fitoi dy La Liga me Real Madridin si trajner. Fabio Capello dha këtë intervistë për spanjollen “AS, nga Lugano, qyteti i tij i banimit në këto ditë pandemie globale të “Coronavirus”.

Si po ju duket kjo periudhë makthi global?
Asnjëherë nuk kam provuar diçka si kjo në tërë jetën time. Ditët pa futboll bëhen shumë, shumë të gjata.

Ku po i kaloni këto ditë?
Ku jetoj, në Lugano.

Si është situate atje?
Ashtu si në Itali, sepse Zvicra është kufitare. Njerëzit nuk dalin e largohen nga shtëpia.

Por, a ka ndonjë detyrim izolimi?
Jo ende, por njerëzit e respektojnë karantinën.

Po ju, si jeni?
Mirë, qetësohohem me gruan time… Pa shikuar futboll.

Nuk jeni mësuar pa të…
(qesh) Dita është shumë, shumë e gjatë. Por, duhet të falënderojmë Zotin, sepse askush nuk ka pasur probleme në familjen time. Kjo situatë po bëhet shumë e komplikuar në të gjithë botën. Në Lombardi, në Bergamo dhe Brescia, ka goditur shumë rëndë.

Kampionati Europian u shty më 2021. Ide e mirë?
Ide shumë e mirë. Nuk dihet se kur do të përfundojë e gjitha kjo. Ne duhet të përgatisim gjithçka për vitin e ardhshëm, gjithçka, gjithçka…

Po ligat kombëtare?
Nuk është e mundur të thuhet nëse do të luhen apo jo, do ta shohim. Ajo që nuk mund të bësh është të luash futboll në këtë kohë pandemia botërore, mjaft e rrezikshme për njerëzit. Shikoni Valencia, Espanyol, Alavés… Nuk do të jetë e lehtë. Unë fillova të luaj në fund të viteve 1950, tashmë pas Luftës së Dytë Botërore, por nuk kam provuar asgjë si kjo.

Si e menaxhon një trajner një pushim të tillë?
E ka të pamundur. Ju vetëm mund të shpresoni se lojtarët janë profesionistë, se ata kujdesen për veten, se nuk shtojnë në peshë… Nëse ata vazhdojnë të hanë si kur stërviten, thuaj lamtumirë formës sportive. Megjithatë, tani nuk ka një profesionist, që nuk stërvitet me trajner personal.

A po e shikonit La Liga-n?
Unë gjithmonë i ndjek ekipet spanjolle. Ishte një surprise, kur pashë Atlético Madrid të fitonte ndaj Liverpool-it. Simeone përgatiti dhe zhvilloi një ndeshje të shkëlqyeshme. Për asgjë nuk mund të fajësohet. Më pëlqeu shumë loja e tij, mund t’ia dilte vetëm me atë që bëri. Sepse ai ka portierin më të mirë, Oblak.

Po Real Madridi?
Nuk mund të them gjëra të prera për të, nganjëherë ka probleme, ndonjëherë luan shumë mirë.

Pse kjo parregullsi?
I duhet një udhëheqës në fushë. Skuadra duhet të ketë një pikë referimi, dikë që të dirigjojë, që transmeton dëshirën për të fituar. Unë kisha Raúl, Hierro, Redondo… Ata gjithmonë donin të fitonin.

Ju po thoni se i mungon ende Cristiano Ronaldo?
Kjo është e qartë… Unë e kam thënë gjithmonë si komentues televiziv: Nëse dëshiron ta mposhtësh Real Madridin, duhet t’i shënosh të paktën dy gola. Sepse, e dinit që Cristiano e shënon me siguri të paktën një gol. E njëjta gjë me Barçën dhe Messin.

A ka nevojë Real Madridi për një rinovim?
Eshtë e nevojshme ta bëni këtë, por me kujdes. Ju duhet të nënshkruani me lojtarë që bëjnë diferencën. Sepse, kur vesh bluzën e Real Madridit apo Barçës, kupton sa të rënda janë ajo, sa peshojnë. Dhe nëse nuk ke shumë cilësi, nuk mund t’i veshësh me dinjitet ato. E njëjta gjë ndodhi në kohën time te Milani, kur ishte koha për të luajtur në “San Siro”. Kishte lojtarë që mendonin se ishin të mire, por humbën…

Rodrygo, Brahim, Vinicius, Odegaard…, e ardhmja e Real Madridit…
Jemi në pritje që ata të shpërthejnë. Në fazën time të dytë në Madrid, klubi firmosi me Marcelo, Gago dhe Higuaín. Në dhjetor, presidenti erdhi tek unë dhe më pyeti: Pse nuk i aktivizon ato, Fabio? Sepse janë fëmijë, – i thashë, – ju duhet të prisni pak. Ata janë e ardhmja, mund ta bëjnë historinë më vonë. Atëherë, i vetmi që bëri pak ishte Gago, dy të tjerët e bënë mirë pjesën e tyre. Ata kishin nevojë për përvojë dhe personalitet.

Pra, ç’duhet të bëjë Real Madridi në këtë drejtim?
Ju duhet të nënshkruani me të rinjtë e talentuar dhe t’i aktivizoni pak nga pak. Duhet të kujdeseni për ta. Ju nuk mund t’iu jepni atyre përgjegjësi direkt. Ramos e tha bukur para ndeshjes me Manchester City: Është një lojë për burra, jo për fëmijë…

Kush e fiton La Liga-n?
Për mua, ndryshon gjithçka. Me këtë pushim, nuk ka asnjë favorit. Ne nuk e dimë nëse do të luhet, si mund të gjenden skuadrat. Askush nuk e di çfarë do të ndodhë.

A u habitët që Zidane u kthye në pankinën e Real Madridit?
Në jetë, gjithmonë duhet të marrësh përsipër rreziqe, aty shihen burrat… I uroj vetëm fat dhe sukses!

Related posts

ARRESTOHET ISH FUTBOLLISTI SPANJOLL/ Kishte porositur vrasjen e ish sulmuesit te Juve dhe Real Darko Kovaçeviç (EMRI DHE FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Benevento-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

PLOT 11 GOLA/ Ja rezultatet e pjesëve të para në sfidat e Serie A

F.autor

Leave a Comment