Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventusi i habit të gjithë, zëvendëson Sarrin me një “dështak”?

Unai Emery u largua si një “dështak” nga skuadra e Arsenalit, pasi nuk u përshtat kurrë me anglezët. Spanjolli nuk gjeti kurrë ritmin e jetesës në Londër dhe aventura me “Topçinjtë” mbaroi shumë shpejt.

Ai qëndroi pushim që pas largimit ndërsa në verë mund të rikthehet në drejtimin e ndonjë skuadre dhe sytë i ka nga Juventusi. “Kam patur kontakte me disa klube italiane, por një apo dy arsye nuk kam punuar kurrë në Serie A. Jam i hapur ndaj çdo oferte dhe do të mbajë një sy hapur nga kampionati italian.

“Nuk dua të përmend emra klubesh në respekt të trajnerëve aktualë. Sarri? Ka shumë eksperiencë dhe e ka treguar me Napolin dhe Chelsean. Bëri shumë mirë në Angli me Chelsean, pasi doli i treti në kampionat dhe fitoi Europa Leaguen. E thirri Juventusi dhe nuk mund të hezitonte për ta pranuar ofertën.

“Juventusi është në grupin e skuadrave që mund ta fitojnë Champions Leaguen këtë sezon. Ramsey bëri mirë që zgjodhi Juventusin, ndërsa Rabiot është një lojtar që e kam dashur gjithmonë në skuadër”, – tha Emery.

Related posts

FANTASTIKE/ “Dy krenarja gjithmonë valon mbi ne”, shikoni spektaklin e Shvercerave të…(VIDEO)

Isa.Autor

GOLI I PARË PAS PANDEMISË/ Higuain: Kalova një tmerr, falenderoj Juventusin për durimin

Delo.autor

VIDEO/ Tifozët e vërshëllejnë, Ronaldo me gjestin e tij i lë me ‘gisht në gojë’

Q.Autor

Leave a Comment