Futboll Seria A Sport

SERIE A RREZIKON TË SHTYHET SËRISH/ Parma-Spal, nuk fillon ndeshja dhe lojtarët kthehen në…

Serie A rrezikon të shtyhet sërish, për shkak të panikut që ka mbërthyer Italinë nga Koronavirus.

Në 12:30 ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja mes Parmës dhe SPAL-it, por arbitri i ndeshjes i ka urdhëruar lojtarët të shkojnë në dhomat e zhveshjes, me ndeshjen që është shtyrë me 30 minuta.

Shkak për këtë është bërë ministri i sportit në Itali, Vinçenco Spadafira, i cili ka kërkuar që federata të vlerësojë shtyrjen e ndeshjeve në këtë moment delikat të vendit.

Në këtë situatë rrezikon të shtyhen edhe ndeshjet e tjera që janë planifikuar sot, ku spikat ajo mes Juventusit dhe Interit. Megjithatë nuk ka ardhur ende një vendim zyrtar.

Related posts

Barkley prezantohet zyrtarisht tek Chelsea, ja fjalët e para

Q.Autor

E PAZAKONTË/ Mason Greenwood i shtang të gjithë, mendon martesën me vajzën që e akuzoi për përdhunim

F.autor

Legjenda e Juventus lavdëron Ronaldon: Zgjedhja më e mirë e klubit “bardhezi”

Isa.Autor

Leave a Comment