Futboll La Liga Sport

SIMEONE DREJT LARGIMIT/ Gati rokadave e stolave në Europë, ja kandidati i parë

Atletico Madridi mund të humbasë në fund të sezonit Diego Simeonen. Trajneri argjentinas nuk ka patur një sezon të mirë dhe merkatoja i dështoi sidomos me afrimin e bujshëm të Joao Felix-it që ka qenë shumë larg pritshmërive në edicionin e tij të parë në Madrid.

PSG është pas Simeones dhe e sheh “El Cholon” si trajnerin e duhur për të zëvendësuar Thomas Tuchel. Numri një i stolit të Atleticos mund të pranojë kalimin te parisienët, pasi kapitulli i tij në Madrid duket i mbyllur.

Emri i ri që ka dalë në skenë për të zëvendësuar Simeonen është Nuno Santo. Portugezi po bën një sezon të mirë me Wolves në Premier League, por ishte i suksesshëm dhe me ish-ekipin e tij, Porton.

Related posts

Lala: Me Rashicën u gabua në Europian, Duka të rrijë i qetë

Q.Autor

Agjenti: Real Madridi ka refuzuar dy oferta prej 150 milionë eurosh për Asension

Sadik.Autor

“ÇMENDURI”/ Pornostarja ofron shumën marramendëse për shaminë që Messi fshiu lotët: Nuk e di nëse…

Delo.autor

Leave a Comment