Futboll La Liga Sport

REAL MADRID-BARCELONA/ Trajneri Zidane mendon për sulmin, ja 3 emra në listë

Real Madridi po vuan shumë në sulm, pasi Karim Benzema nuk është në formën e tij më të mirë. Sprinti final i sezonit nuk e ka gjetur ekipin spanjoll aty ku duhet. Rezultate të dobëta në kampionat dhe humbja ndaj Manchester City-t janë tregues të qartë.

Numri një i stolit po mendon për sezonin e ardhshëm dhe ka 3 emra në listën e tij. Timo Werner, Erling Haaland dhe Lautaro Martinez janë sulmuesit që pëlqehen në Madrid. Spanjollët kanë simpati për secilin prej tyre, por konkurrenca është e fortë.

Liverpooli po mendon që të arrijë te Timo Werner dhe “Los blancos” duhet të garojnë me to. Lautaro Martinez është objektivi kryesor i Barcelonës dhe pritet një garë e ashpër mes palëve, ndërsa Haaland pëlqehet nga të gjithë ekipet e mëdha të Europës.

Related posts

Firmos Enea Koliçi/ Flamurtari rikthen në Vlorë portierin pogradecar

Isa.Autor

BARCELONA NË TELASHE/ Pas Messit edhe një tjetër titullar dëmtohet

Delo.autor

Reali në kërkim të një sulmuesi, zbulohet oferta ‘faraonike’ për Hazard

Q.Autor

Leave a Comment