Futboll La Liga Sport

SQARON GJITHÇKA ME NJË LETËR/ Messi: Kemi pranuar uljen e pagave, do paguhen…

Ngërçi i uljes së pagave te Barcelona është zgjidhur përfundimisht. Për të sqaruar opionin publik dhe të gjithë problematikën ka menduar kapiteni i skuadrës Lionel Messi.

Nëpërmjet një letre publike Messi sqaron se klubi dhe shokët e tij të skuadrës kanë rënë dakord të shkurtojnë me 70% pagat e tyre dhe gjithashtu edhe të kontribojnë nga të ardhurat e tyre private, në mënyrë që punëtorët e klubit të marrin paga të plota deri në fund të kësaj periudhe të vështirë.

“Gjithmonë kemi qenë të gatshëm të ulim pagat tonë, sepse e kuptojmë se kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe ne jemi të parët që gjithmonë kemi ndihmuar klubin kur na e ka kërkuar. Madje shumë herë e kemi bërë atë me iniciativën tonë. Asnjëherë nuk pushon së më mahnituri se brenda klubit ka nga ata, që u përpoqën të na fusin nën xhamin zmadhues dhe u përpoqën të shtonin presion për të bërë diçka, që gjithmonë e dinim se do ta bënim.

Nëse nuk folëm deri tani, ndodhi sepse përparësia jonë ishte gjetja e zgjidhjeve, që ishin reale për të ndihmuar klubin, por edhe për ata që ishin më të prekur nga kjo situatë”, shkruan ndër të tjera Lionel Messi, që kritikoi edhe njerëz brenda klubit të cilët kanë ndikuar gjatë kësaj periudhe për të prishur imazhin e mirë të klubit.

Related posts

BARAZIM PA GOLA MES ERRËSIRËS/ “Shkodranët” dhe Teuta ndajnë pikët në “Loro Boriçi”

Delo.autor

Belgjika i jep “leksion” Anglisë dhe konfirmohet forca e tretë e “Rusi 2018”

Isa.Autor

Perez: Mbreti më telefonoi për ta uruar Ronaldon për golin e mrekullueshëm ndaj Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment