Futboll Seria A

Inter, objektivi “Champions”: O tani, o kurrë

Muaj vendimtar për fatin e Inter-it. Zikaltërit duan të kapin një vend për Ligën e Kampionëve, por rezultatet e fundit duket se kanë vënë në rrezik sezonin aktual. Për trajnerin Spalleti, momenti i së vërtetës është “o tani, o kurrë”. Në pesë ndeshjet e ardhshme Inter do të përballet me Spal, Crotone, Bologna, Genoa dhe Benevento.

Kalendari i ka servirur kundërshtarë të përballueshëm, ndaj të cilëve, Icardi-t me shokë nuk u tolerohen gabime. Përndryshe Lazio dhe Roma do të distancohem më shumë. Pesë gara për të arritur objektivin “Champions”. Për Inter-in programi është plotësisht i qartë. Spalleti duhet që të frymëzojë skuadrën dhe ta organizojë mirë që të mos humbasë takimet e radhës dhe të përfitojë nga gabimet e Lazio-s dhe Romës. Ekipi ku aktivizohet portieri shqiptar, Strakosha, në ndeshjet e ardhshme do ta ketë të vështirë pasi përballet me Milan, Geno, Napoli, Verona dhe Sassuolo-n. Në këto sfida mund të mos jenë shumë rezultative, kështu, zikaltërit kanë shansin ta shfrytëzojnë dhe të marrin pikë në sfidat e tyre. Për më tepër, Lazio dhe Roma do të jenë të angazhuar në Ligën e Evropës, ashtu sikurse Napoli dhe Juventus në Ligën e Kampionëve. Kështu që, Inter ka shansin më të mirë për të “kapur” trenin këtë herë me mundësinë që i ka ofruar kalendari. /EDS/

Kalendari i ndeshjeve për pesë javët në vijim

Java 22

SPAL-INTER

ROMA-SAMP

MILAN-LAZIO

Java 23

INTER-CROTONE

VERONA-ROMA

LAZIO-GENOA

Java 24

INTER-BOLOGNA

ROMA-BENEVENTO

NAPOLI-LAZIO

Java 25

GENOA-INTER

UDINESE-ROMA

LAZIO-VERONA

Java 26

INTER-BENEVENTO

ROMA-MILAN

SASSUOLO-LAZIO

Related posts

KUPA E ITALISË/ KALENDARI: ”Autostradë” për JUVEN, MAKTH për MILANIN e INTERIN

Isa.Autor

ARRESTOHET CONOR MCGREGOR/ Incident me celularin e një fansi

Delo.autor

Transferimi i Abazajt te klubi belg, sa do të përfitojë ai dhe sa kushtoi kartoni i tij

Sadik.Autor

Leave a Comment