Futboll Seria A Sport

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Ndryshime te Milan, në verë largohen 3 titullarë! (EMRAT)

Milan duket se do të pësojë shumë ndryshime në verë, teksa lëvizjet e para nisën që në stafin drejtues, ku pak kohë më parë u largua Zvonimir Boban. Gjithashtu, përveç kroatit, pritet që edhe Maldini të largohet, pasi në klub mund të afrohet Ralf Rangnick.

Përveç figurave drejtuese, Milan pritet të largojë edhe disa lojtarë, që në sezonin aktual kanë qenë pjesë e rëndësishme e ekipit. Sipas “Tuttosport”, në verë klubi kuqezi do të largojë Franck Kessie, Andrea Contin edhe Matteo Musachion.

Të tre këta lojtarë kanë qenë titullarë për pjesën më të madhe të sezonit, por stafi drejtues duket se nuk është i kënaqur me ta. Kessie mund të largohet në Premier League, ndërsa për Contin është thuajse e sigurt që do të kalojë në një ekip tjetër të Serie A. Musachio është i vetmi që ende nuk dihet se çfarë destinacioni mund të ketë.

Related posts

Ndarja e çmimeve në Maratonën e Tiranës/ VELIAJ falenderon pjesmarrësit: Në fund do përqafohemi si…

Isa.Autor

NË NJË GRUP ME SHQIPËRINË/ Pickford: Të dalim të parët, më pas të marrim avionin për të shkuar në SHBA

F.autor

S’ka fjalë me Pacultin, austriaku çmend futbollistët

Sadik.Autor

Leave a Comment