Futboll Sport

TË IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Nga krijimi i veshjeve për femra e deri te përrallat, ja cilat janë pasionet e futbollistëve

Të mbyllur në shtëpi. Të gjithë e pa përjashtim. Përfshirë edhe futbollistët më të paguar të globit që në kohë normale mund t’i lejojnë vetes çdo luks të imagjinueshëm. Në kushte shtëpie mundësitë kufizohen, e përveç stërvitjes, duhen gjetur mënyra për të kaluar kohën. E nëse disa lexojnë, të tjerë luajnë me videolojra apo qëndrojnë me familjen. Hobit janë të shumtë në fakt e po zbulojmë ato të disa prej emrave më të njohur të top këmbës.douglas-costa-e1557518213723

 Duglas Kosta

Braziliani është rikthyer në atdhe dhe atje ka rigjetur lirinë për të lëvizur, por për sa kohë ishte në Itali pati thënë se kohën e lirë e kalonte mes librave për t’u motivuar dhe Play Station-it. Ende e paqartë nëse motivohej për të luajtur në fushë apo nga televizori….FBL-PARAGUAY-BRAZIL-JUSTICE-RONALDINHO

Ronaldinjo

Problemet me lirinë për 40 vjeçarin kanë nisur muaj më parë kur një gjykatë braziliane i konfiskoi pasaportën. Ronaldinjo nuk u ndal dhe shkoi në Paraguai ku u arrestua pasi paraqiti dokumente të rremë e tashmë është në paraburgim në pritje të gjyqi për falsifikim. Topi i ka hapur shumë dyer gjatë karrierës, por me mbylljen e saj, ish-fantazisti i Barçës nuk hoqi dorë nga dritat e projektorëve. Tashmë ai nuk mungon të ngjitet në skenë për të treguar aftësitë e tij vokale, pasi miq, Ronaldinjo tashmë preferon të këndojë më tepër se sa të luajë.

Theo+Walcott+Thiago+Silva+Arsenal+FC+v+AC+xliak5ylWWgl

 Teo Uolkot

Ka nga ata që lexojnë, por edhe nga ata që shkruajnë. Teo Uolkot adhuron të shkruajë, por jo romane. Sulmuesi me sa duket është shumë i aftë në krijimin e librave me përralla, një aktivitet që nuk kërkon shumë sforcim e që mund të bëhet në komoditet të plotë.Ibrahimovic.Milan.2019.20.urla.750x450

 Zlatan Ibrahimoviç

Pasioni i suedezit për taekuondon është i njohur dhe me pak hapësirë mund të ushtrohet edhe në kushtet e shtëpisë. Jemi të bindur që vila e Ibrës në Malmoe ofron mundësi për të ushtruar edhe më shumë se vetëm arte marciale ndaj te Milani duhet të rrinë të qetë. Sulmuesi stërvitet e jo vetëm me top.kairat skenderbeu festa e golit te nimages arshavin

 Andrej Arshavin

Prej dy vitesh ka varur këpucët në gozhdë dhe merret me pasionin e tij të vërtetë. Rusi nuk e ka fshehur kurrë që është shumë i dhënë pas veshjeve dhe modës, e tashmë duket se është stilist me kohë të plotë. Ajo që po bën në kohët e fundit, është specializimi në krijimin e veshjeve për femra dhe nëse Rusia vendos karantinën, atëherë 39 vjeçari do të ketë edhe më shumë kohë për të krijuar mbase ndonjë linjë të re.neymar (1)

 Nejmar Jr

Sulmuesi i PSG është një fenomen në fushë, por edhe jashtë saj ka disa aktivitete në të cilat dallohet. Nuk po flasim për festat madhështore e as kërcimin, por për pokerin. Me sa duket ‘O Ney’ është një lojtar shumë i zoti me një tufë letrash në dorë e në këto ditë me siguri që do të ketë kohë për të kaluar më shumë kohë me pasionin e tij.

Related posts

KRYESOJNË KAMPIONATIN/ Titulli kampion te Tirana vjen që nga stafi “bardheblu”, 4 persona ndajnë 38 trofe

Delo.autor

36 VJEÇ POR I PAPREKSHËM/ Interi i përgatit rinovimin e kontratës për yllin e ekipit…

Delo.autor

INTER-JUVENTUS/ Nainggolan ndëshkon portierin me një “rraketë”, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment