Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventusi bën goditjen e madhe, gati të afrojë “Neymarin” e ri! (EMRI)

Juventus duket se po përqendrohet te talentet e rinj tashmë dhe i pari në listën e bardhezinjvë është emri i Kaio Jorge. Ky i fundit është padyshim lojtari më premtues i Brazilit, teksa udhëhoqi Kombëtaren e tij në triumfin e Botërorit U17, duke shënuar 5 gola.

Kaio Jorge krahasohet me Neymar dhe është vetëm 17 vjeç. Sulmuesi luan për Santosin dhe ka qenë pikërisht presidenti i klubit brazilian që ka pranuar kontaktet me Juventusin dhe se marrëveshja mund të mbyllet shpejt.

Sipas asaj që thotë numri një i klubit të Santos, Kaio Jorge mund të kalojë te Juventus për 30 milionë euro. Padyshim, nëse operacioni finalizohet me sukses do të jetë një goditje e madhe e bardhezinjve.

Related posts

E PAPRITUR/ Stadiumi i klubit të madh europian nxirret në shitje, ja shkaku…

Delo.autor

Nantes-PSG, 14 vite pa fitore për “Kanarinat”

Q.Autor

TIRANA-DINAMO/ Pas një super aksioni, Hoti ndëshkon “Blutë” dhe shpërthejnë në festë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment