Futboll Gossip Sport

TË TRE ME KORONAVIRUS/ Rrëfehet e fejuara e Ruganit: Një shok i madh psikologjik

Michela Persico dhe Daniele Rugani rezultuan pozitivë me “Coronavirus”. E fejuara dhe mbrojtësi i Juventusit po përballen me karantinën, duke u izoluar pas rezultatit të tamponit, që vërtetoi infektimin e tyre. Persico, e cila foli në “Canale 5”, tregoi se si reagoi ndaj lajmit për pozitivitetin e të dashurit të saj: 

“Kur dëgjova për Daniele, unë kalova 10 minuta të tronditjeje të madhe. Koka ime u përshkrua nga një qark i shkurtër, nisa t’i bëj vetes një mijë pyetje. Kur prekeni nga ky virus, ju përjetoni një shok të madh psikologjik.

Daniele i kishte të pakta simptomat klasike të “Coronavirus”, nuk e dinte nëse ishte pozitiv, ndaj mund t’ua kishte ngjitur të gjithëve. Klubi, duke pasur parasysh simptomat e tij, e konsideroi të këshillueshme për t’i kryer testet. Pas fatit të keq, unë isha e lumtur që Juventusi aplikoi testin e tamponit”.

Partnerja e Ruganit është shtatzënë dhe, disa ditë pas njoftimit të klubit nga Piemonte për mbrojtësin, e bëri të ditur se edhe ajo duhej të merrej me Covid-19: “I bëja vetes pyetje në lidhje me shëndetin e Daniele, timin dhe të fëmijës, pa pasur përgjigje. Në atë moment nuk dija kujt t’i drejtohesha dhe telefonova prindërit e mi, të cilët janë nga Bergamo”.

Related posts

RRËFEHET HIGUAIN: MILANI më rrëqeth mishin, me ALLEGRI kishim…

Isa.Autor

DRAMË NË CHAMPIONS/ Shakhtari trondit “Los Blancos”, spanjollët zgjohen me vonesë

Delo.autor

LIVE Partizani-Skënderbeu/ I sapo futur në fushë, Muzaka ndëshkon “demat” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment