Futboll Premier League Sport

TRONDITET LIVERPOOL/ Vjen konfirmimi, “Të Kuqtë” pa liderin kryesor kundër Atleticos!

Liverpool merr një lajm tronditës ditën e sotme, teksa së fundmi është konfirmuar se portieri Alisson Becker do të mungojë edhe në përballjen me Atletico Madrid. Fillimisht, Klopp konfirmoi se braziliani nuk do të luajë në fundjavë ndaj Bournemouth, por tashmë vjen edhe një lajm akoma më i keq.Gardiani i “The Reds” nuk do të jetë i gatshëm as në mesjavë dhe do të humbasë një duel me shumë rëndësi për Liverpool, duke ditur që janë mposhtur në ndeshjen e parë 1-0.Vendin e Alisson do ta zërë portieri i dytë Adrian, i cili në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Chelseat nuk u paraqit dhe aq mirë, teksa në golin e parë bëri një gafë të pafalshme.

Related posts

YLLI I LIVERPOOL/ Shaqiri paralajmëron Cityn: Ne do të luftojmë deri në fund për gjithçka

Isa.Autor

Ish-mesfushori​, Deco: Ronaldinho do të jetë gjithmonë më i miri

Isa.Autor

ESPANYOL – REAL MADRID/ Vendasit ngushtojnë rezultatin, shënon Rosales

Delo.autor

Leave a Comment