Futboll Seria A Sport

VAZHDON KAOSI TEK “KUQEZINJTË”/ Presidenti i Milanit: Për Donnarumma dhe Ibrahimovic vendos…

Ndërsa futbolli është ndalur në Itali, si gjithë sporti në përgjithësi atje, Paolo Scaroni “shkelmon  topin” për të siguruar tifozët e Milanit mbi të mirat e pronësisë së “Elliott”. Po ashtu, ai mban një linjë pesimiste për të ardhmen e afërt të Serie A. I intervistuar nga “Corriere della Sera”, presidenti kuqezi e fillon menjëherë nga pezullimi i kampionatit italian: “Unë nuk jam optimist për fundin e kampionatit, për fat të keq. Ka kaq shumë aktorë të përfshirë në futboll, sa ekziston rreziku i madh i infektimit, edhe pse është e vërtetë që askush nuk monitorohet më shumë se futbollistët. Qeveria po përballet me një situatë, që nuk është parë kurrë më parë. Pra, mendohem dhjetë herë para se të jap gjykime negative”.

Pastaj, Scaroni u zhvendos te Milani, duke analizuar evolucionin dhe punën e “Elliott” në këto muaj. Nga ana e tij ka vetëm fjalë të mira për pronarin e klubit: Le ta ritregoj pak historinë e “Elliott”. Ai e gjeti veten pronar të Milanit në një situatë kur nuk kishte asnjë likuiditet. Pronari siguroi financiarisht klubin, punësoi një menaxher të profilit ndërkombëtar si Gazidis, investoi 250 milionë euro në merkato dhe nisi projektin e stadiumit. Përpjekjet e bëra nuk janë proporcionale me rezultatet, por “Elliott” ka dhënë gjithçka. Gazidis është një profesionist absolut, besoj se aktiviteti i tij do të shpërblehet me kalimin e kohës”.

Lidhur me situatën e skuadrës dhe strategjinë për të ardhmen, madje edhe për dy yjet kuqezinj, si Ibrahimovic dhe Donnarumma, presidenti i Milanit nuk fshihet: “Zvoglimi i shpenzimeve nuk është një strategji, por domosdoshmëri. Donnarumma dhe Ibrahimovic, a mund të jenë dy përjashtime? Unë i dua çmendurisht të dy, por nëse ka përjashtime, vendos Gazidis”.
Scaroni e mbyll me një koment për figurën e Maldinit dhe shpreson që ai të qëndrojë te Milani, të mos ndjekur rrugën e Boban: “Shpresoj që Maldini të mbetet. Si pjesë e klubit, unë i them cilitdo se, kur menaxherët duan të japin një intervistë, duhet të bien dakord për këtë. Askush nuk mund të ngrihet dhe të shprehet sipas qejfit (lirshëm), sepse kjo krijon konfuzion. Kjo gjë vlen edhe për mua, edhe pse jam presidenti. Bashkërendimi i gjithçkaje për të mirën e imazhit të klubit është i domosdoshëm”.

Related posts

Aksion blic i Milanit, djeg rivalët dhe siguron talentin grek (VIDEO)

Sadik.Autor

Spanja humb organizimin e evropianit shkaku i Kosovës

Sadik.Autor

VIDEO/ United kalon në avantazh ndaj Huddersfield, Lukaku autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment