Futboll Ligue 1 Sport

TRONDITET PSG/ Trajneri Tuchel me dhimbje koke, humb yllin kryesor për ndeshjen ndaj Dortmund…

Një lajm shumë i keq ka ardhur ditën e sotme për PSG-në. Kampionët e Francës, të cilët do të luajnë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e kthimit ndaj Borussia Dortmund, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League, nuk do të kenë në dispozicion Kylian Mbappe.

Edhe pse ende jo zyrtarisht, mungesa e ylli kryesor të ekipit duket tashmë e sigurt, pasi në dy stërvitjet e fundit, Mbappe nuk ka marrë pjesë. Sulmuesi ka dhimbje fyti dhe sipas gjasave nuk do të jetë në dispozicion të trajnerin Tuchel mbrëmjen e nesërme.
Vlen për t’u përmendur që takimi do të luhet pa praninë e tifozëve. Sfida e parë në Gjermani është mbyllur me fitoren e Dortmund 2-1. Mungesa e tifozëve dhe e Mbappe do ta kushtëzojë jo pak PSG-në, që tashmë e sheh akoma më të vështirë kualifikimin.

Related posts

FIORENTINA SHKËLQEN NË KUPËN E ITALISË/ Tifozja SEKSI feston duke u ZHVESHUR në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

REZULTOI POZITIV NJË JAVË MË PARË/ Cikalleshi fiton betejën me COVID-19 dhe niset për në…

Delo.autor

Një shqiptar zëvendëson Robben te Bayern Munchen, bind Jupp Heynckesin

Q.Autor

Leave a Comment