Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

VENDIMTAR ME PRITJET E TIJ/ Lazio përgatit rinovimin dhe dyfishim page për Strakoshën

Lacio është duke kaluar një nga sezonet më të mira në histori të klubit, teksa po rivalizon me Juventusin dhe Interin për titullin kampion.

Një nga lojtarët më të mirë te lacialët deri në këtë moment  të sezonit, është edhe portieri shqiptar Tomas Strakosha.

Ky i fundit ka qenë vendimtar, ku me disa nga pritjet e tij i ka dhënë pikë skuadrës së tij. Për shkak të formës së mirë që Strakosha po kalon, te Lacio janë duke menduar për rinovimin e kontratës.

Sipas “Tuttosport”, portieri shqiptar që momentalisht ka një kontratë deri në 2022, do të ketë një zgjatje të kontratës dhe gjithashtu një dyfishim të pagës së tij, ku ai aktualisht fiton 1 milionë euro në sezon.

Related posts

Rrëfehet De Boer: Ja pse dështova tek Interi

Q.Autor

HAJDUTËT PO BËJNË KËRDINË/ Talenti italian merr masat. Shpenzon 30 mijë euro për të blerë… dy qen

Delo.autor

Nuk e lidh asgjë me Gjermaninë, por ja çfarë thotë Figo për ekipin e Löw

Sadik.Autor

Leave a Comment