Futboll

Është sfidë e hapur mes PSG dhe Real Madrid për këtë lojtar

Paris Saint-Germain do të bëjë ndryshime në portë për sezonin e ardhshëm. Aktualisht numri një i portës, Alphonse Areola, nuk konsiderohet më mjaftueshëm i mirë për francezët dhe mediat vendase shkruajnë se klubi ka nisur punën për të gjetur pasuesin e tij, madje duke shkruar dhe emra konkretë.

Sipas “Telefoot”, më të preferuarit në shtëpinë e kampionëve të Francës janë Dadiv de Gea i Manchester United, Thibaut Courtois i Chelsea si dhe Gianluigi Donnarumma i Milanit. Ky i fundit nuk është një emër risi pasi prej disa kohësh PSG po tenton të firmosë më talentin italian.

Nga ana tjetër, për De Gea ka shumë interes edhe nga ana e Real Madrid, që ishte shumë pranë firmës me portierin verën e kaluar, por transferimi nuk u krye për çështje burokratike në minutat e fundit.

Në “Parc des Princes” janë të “dëshpëruar”që të firmosin të paktën me njërin prej të treve që konsiderohen një garanci më shumë, duke parë edhe eliminimin e tyre nga Champions League, pikërisht nga Real Madrid.

Përveç portës, klubi i pronarit të Nasser Al-Khelaifi, do të ndërhyjë në merkato edhe në repartet e tjera. Po sipas “Telefoot”, teksa PSG shpreson të mbajë në skuadër për sezonin e ardhshëm Neymer, klubi njëkohësisht do të tentojë edhe lojtarë të tjerë të njohur si N’Golo Kante, Harry Kane dhe Robert Lewandowski. Dhe në fakt PSG ka treguar që financat nuk i mungojnë se se mund të bëjë blerje të “çmendura” në merkato, edhe pse konkurrenca është e madhe.

Related posts

SPECIALE/ Botërori 1974: Gjermano-perëndimorët thyejnë Holandën e “bukur” të Krojfit (FOTO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Autogoli i çuditshëm nga mesfusha, portieri Simon bën gafën e vitit (VIDEO)

Delo.autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Akuzon mjeku francez: Lyon-Juventus u bë burim epidemie!

Delo.autor

Leave a Comment