Futboll Kategoria Superiore Sport

VITI 2020 DËSHTIM TOTAL/ Partizani 6 pikë larg vendit të dytë dhe rrezikon…

Viti 2020 nuk ka nisur mirë për Partizanin, pasi nën drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani, skuadra po shkon drejt dështimit total, sa u përket objektivave. Humbjet turpëruese të “demave” në këtë pjesë të parë të vitit po bëhen rrugë, që nisi me eliminim që Besëlidhja u bëri nga Kupa, për të vijuar më tej me shuplakën që morën në derbi dhe e fundit ishte humbja në shtëpi me Teutën, duke bërë që të zbehet imazhi i kampionit.pARTIZANI

Të eliminuar nga Kupa, me 12 pikë larg vendit të parë dhe aktualisht në vend të pesat, Partizani është shumë pranë vitit zero, duke mos arritur asnjë objektiv. Titullin, siç thotë populli, Partizani duhet ta shikojë me dylbi, kur kanë mbetur edhe 11 javë nga fundi. Për momentin, të besuarit e trajnerit Sormani rrezikojnë të mbesin edhe pa Europë, kur dihet se parë tyre kanë katër skuadra, ku mes tyre është edhe Laçi, që ka dalë nga Kupa dhe biletën e pret vetëm nga kampionati.

Por aq sa rrezikon mossigurimin e një bilete për Europë, të kuqtë nëse nuk ndryshojnë trajektore rrezikojnë edhe përfshirjen për fazën “play out” për qëndrimin në Superiore, pasi kanë vetëm 6 pikë më shumë se Vllaznia e vendit të tetë. Në këtë kuadër, sfida e së hënës përveçse shikohet si një mundësi për Europën nga Partizani, duhet vlerësuar edhe si një duel mbijetese për t’u distancuar nga vendi i tetë, që në fund të sezonit të detyron të zhvillosh një ndeshje shtesë për të mbetur në Superiore.

Ky sezon jo më kot konsiderohet si kampionati i çudirave, gjë të cilën e vërteton më së miri pozita e Partizanit, që 6 pikë ndajnë nga vendi i dytë, si dhe vendi i tetë. Me dy fitore të kuqtë mund të marrin ashensorin për lart, ose në të kundrat me dy humbje mund ta shikojnë veten edhe për “play out”. Gjithsesi, Partizani e ka nisur punën për Vllazninë për të shpëtuar Europën, jo për misionin e mbijetesës.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ SASSUOLOS/ Spalletti: Më vjen keq për…

Delo.autor

Super Icardi, Interi barazon ndaj Juventusit (VIDEO)

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Real Madrid mposht me përmbysje Huesca-n dhe ngjitet në vendin e dytë, Varane “HERO” me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment