Bundesliga Futboll Sport

ZBULON PRAPASKENAT E LARGIMIT NGA JUVENTUS/ Emre Can: Kalova tek Dortmund prej…

Ai është rikthyer sërish, tani është një lojtar i pazëvendësueshëm për skuadrën e Dortmundit. Emre Xhan erdhi në merkaton e janarit nga skuadra e Juventusit për 25 milionë euro. Një investim i suksesshëm i skuadrës verdhezi që tani varet shumë nga ai.

Por fakti që ai zgjodhi të luante në Gjermani te Borusia është edhe për meritë të trajnerit të Liverpulit, Jyrgen Klop. Lojtari zbuloi për “Kicker” prapaskenat me ish-trajnerin Klop.

“E di që klubi kontaktoi Jyrgenin për të marrë informacione mbi mua. Ai është një trajner i madh dhe fakti që më vlerësoi, më jep shumë kënaqësi. Pas dy vitesh e gjysmë, mund të them se më njeh shumë mirë”.

Xhan luajti me skuadrën e Liverpulit nga 2014-ta deri në 2018-ën, ndërkohë që Klop mori drejtimin e “The Reds” në 2015-ën.0_GettyImages-1199498834

Xhan zbulon se Mançester Junajtid ishte një nga skuadrat që u interesua për të: “Po, është e vërtetë që kisha tri oferta nga Premier Liga, një nga këto edhe Junajtid. Por më joshi ideja për t’u rikthyer në Gjermani”, pohoi gjermani.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË ME NEYMAR/ Presidenti i PSG-së: Barcelona e provoi deri në momentet e fundit, por…

Delo.autor

SHTYRJA E VENDIMIT NGA “CAS”/ Ja çfarë pritet për Skënderbeun

Delo.autor

HABIT ME DEKLARATËN/ Ish-presidenti i Bayern: Tifozët nuk janë lopë që t’i marrim qumështin, ky është ndryshimi me…

Delo.autor

Leave a Comment