Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Leclerc dominon në provat e lira, synon në “shtëpinë” e Ferrarit…

Pak ditë më parë Charles Leclerc gjeti fitoren e parë në karrierë në Formula 1, duke triumfuar në garën e Belgjikës, që ishte edhe suksesi i parë për skuadrën Ferrari për këtë sezon , ndërsa këtë fundjavë gara është zhvendosur në shtëpinë e “kokëkuqes”.

Kështu janë zhvilluar sot dy sesionet e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Monzës, të cilat janë dominuar nga piloti francez i Ferrarit, që ka vendosur kohën më të mirë, duke lënë pas Hamilton, Vettel dhe Bottas.

Nesër do të jeta radha e sesionit të tretë të provave të lira, si e provave zyrtare, që do të përcaktojnë edhe renditjen e startit të garës që do të zhvillohet të dielën në orën 15:10, ndërsa Leclerc ka hedhur kandidaturën për fitoren e radhës.

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E SARRIT/ Juventus po mendon shitjen e Dybala, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

Hamilton do të nënshkruaj kontratë të re me Mercedesin

Q.Autor

E PABESUESHME/ Ja kush është portieri i cili ka pësuar gola më pak (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment