Futboll Sport

“BURGU, PASAPORTAT FALSE, MALLI PËR NËNËN…”/ Ronaldinho flet për herë të parë pas arrestimit

Arrestimi i Ronaldinho ishte një nga temat më të diskutueshme të periudhës së fundit. Ish-kampioni brazilian ishte arrestuar së bashku me të vëllain për hyrje në Paraguaji me pasaporta false. Tani, të dy janë në arrest shtëpiak, në një hotel të Asuncion.

Aty iu bashkua stacioni televiziv “ABC Color”, të cilit i deklaroi se kishte mbërritur në Paraguaji për të promovuar startin e një kazinoje në internet. Për të ishte një surprizë e madhe, kur mësoi pavlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit:

Ne jemi befasuar, kur mësuam se dokumentet nuk ishin të ligjshme. Që atëherë, qëllimi ynë ka qenë të bashkëpunojmë me sistemin gjyqësor për të sqaruar faktet. Nga ai moment e deri më sot kemi sqaruar gjithçka dhe jemi përgjigjur për atë që na është kërkuar. Ishte një goditje e fortë, kurrë nuk e imagjinoja se do ta pësoja diçka të tillë. Gjatë gjithë jetës time jam përpjekur gjithmonë të arrij nivelin më të lartë profesional, duke sjellë gëzim te njerëzit me futbollin tim”.

Sapo të mbarojë urgjenca e “Coronavirus”, Ronaldinho do të kthehet në Brazil për të përqafuar nënën e tij: “Kam ndjerë ngrohtësinë, përzemërsinë dhe respektin e të gjithë paraguajanëve, që nga dita e parë që mbërrita në këtë vend e deri më sot. Iu jam mirënjohës për këtë. Kam besimin tim, lutem që kjo të përfundojë së shpejti. Gjëja e parë që do të bëj, sapo të dal që këtu, është një puthje për nënën time, që ka jetuar ditë të vështira nga fillimi i pandemisë. Më pas dua të provoj ndikimin e kësaj situate, duke ecur përpara me besim dhe forcë”.

Related posts

Cristiano në delir: “Kam fituar gjëra të bukura në karrierë sa që nuk kam më ëndrra”

Q.Autor

Drama e Cazorla-s: Shpesh kam menduar të heq dorë nga futbolli

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Sheiku aguan klauzolën e lirimit, PSG transferon mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment