Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ E ka takuar nga afër në Stokholm, gazetari suedez zbulon të ardhmen e Ibrahimovic

A do të qëndrojë Zalatan Ibrahimovic te Milani? A do të tërhiqet nga futbolli apo do të vazhdojë edhe një tjetër vit ndoshta në ekip tjetër? Pyetje, përgjigjen e të cilave e di vetëm suedezi, që nuk pëlqen të flasë shumë për vendimin e tij, pasi në fillim do të analizojë rrethanat, kushtet dhe sidomos të ardhmen e tij dhe familjes.

Megjithatë, diçka më shumë ka zbuluar gazetari suedez Siavoush Fallahi, për Dplay Sëeden. Javën e shkuar, gazetari ndodhej në Stokholm për miqësoren që Ibra zhvilloi me ekipin e Hammarby, ku është bashkëpronar.

“E pashë shumë mirë në fushë, tjetër nivel Zlatan! Edhe pse, sigurisht, nuk mund të shfaqë potencialin total, pasi rrethohet nga të rinj dhe thjesht ka zhvilluar disa stërvitje me ata”.

“Fizikisht nuk është 100% por për moshën që ka, pra 38 vjeç, është super kështu si është. Normalisht, për mua nuk do të tërhiqet nga futbolli në verë”, tha gazetari.

Sakaq, mbi të ardhmen zbuloi se sipas tij 65% do të qëndrojë kuqezi pasi “e dashuron Milanon, ndihet mirë, e duan tifozëtdhe ambjenti. Veç kësaj, luan te Milani, klub që e ka në zemër.

Nëse do t’I ofrohet rinovimi edhe për një vit dhe trajneri i ri ose ai aktual i siguron rol protagonisti, atëherë do të qëndrojë aty. Ndryshe, nëse projekti me të rinj dhe pa shumë ambicje, do të vihet në praktikë, vështirë të qëndrojë. Mund të kthehet në Suedi për vitin e fundit të karrierës”.

Related posts

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Francë-Finlandë. Rezultati 2-0

Delo.autor

LAPORTA ZBULON GJITHAÇKA/ Nga shkarkimi i Koemanit te negociatat për trajnerin e ri

Delo.autor

Kapiteni i Perusë: Kjo fitore shkon për Jefferson Farfan

Sadik.Autor

Leave a Comment