Futboll Sport

MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Rregulli i ri i FIFA-s, futbollistëve iu ndalohet pështyrja në fushë

Shtohen problemet për ata lojtarë, që pështyjnë në fushë gjatë një loje futbolli. Pas një takimi të zhvilluar dje, FIFA po mendon sanksione ndaj atyre futbollistëve, që do ta bëjnë këtë gjest, pasi të kenë rifilluar kampionatet. Kjo masë do të ndërmerret në kuadrin e pandemisë së “Coronavirus”. Shkelësit e rregullit të ri do të ndëshkohen me një karton të verdhë.

“Është një gjest i përhapur në këtë sport, por që nuk ka të bëjë aspak me rregullat higjeno-sanitare, – tha për “Telegraph” kreu i komitetit mjekësor të FIFA-s, Michael D’Hooghe. – Nisur edhe nga situata e Covid-19, kur të luhet përsëri futboll, pështyrja duhet të shmanget kategorikisht. Pyetja është se si… Ndoshta, ata që pështyjnë, mund të paralajmërohen me karton të verdhë”.

“Pështyrja mund të jetë një mjet për të përhapur infeksionin e “Coronavirus”, duke ditur se spërklat e dala nga goja në një gjest të tillë mund të qëndrojnë në fushë për disa orë. Nëse personi është i infektuar, por asimptomatik, virusi është i pranishëm në fyt dhe mund të përhapet në mjedis, duke pështyrë”, – shtoi Ian Bierley, një virolog në Universitetin e Kembrixhit.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ ÇEKISË PËR “EURO 2020″/ Ylli Modric: Kemi qenë shumë të çorganizuar, por…

Delo.autor

NË KËRKIM TË SPONSORIT TË RI/ Pronari i Inter në bisedime me gjigandët…

Delo.autor

Edin Dzeko shënon golin e nderit ndaj Liverpolit

Sadik.Autor

Leave a Comment