Futboll Sport

E BUJSHME/ E mbyllën kampionatin përpara kohe, klubet belge jashtë Europës?

Federata belge e futbollit ditën e enjte doli me komunikatë zyrtare për shtyp se kishte mbyllur përpara kohe kampionatin dhe se renditja përfundimtare e sezonit 2019-2020 është ajo aktuale, duke shpallur kampion Club Brugge.

Një autogol i tmerrshëm që ka xhindosur UEFA-n dhe presidentin Ceferin, i cili për ZDF ka reaguar kështu: “Nuk mendoj se ishte lëvizja e duhur të përfundonin sezonin pa luajtur pjesën e mbetur! Solidariteti nuk është një rrugë me sens unik, nuk mund të kërkohet ndihmë dhe më pas të vendoset vetë se çfarë është më e mira! Belgjika dhe të gjitha vendet e tjera që po mendojnë të mbyllin kampionatet respektive përpara kohe rrezikojnë që të mos marrin pjesë në kupat e Europës, ashtu si Belgjika”.

“Futbolli nuk mund të mbyllet, jep pozitivitet dhe energji. Nëse ia dalim të luhet Europa League dhe Champions në korrik-gusht, atëherë kemi shpëtuar sezonin, më tej nuk do të zhvillohen”.

Related posts

KONFIRMON KLUBI ITALIAN/ 21 lojtarë dhe 6 pjesëtarë të stafit teknik dalin me COVID-19

Delo.autor

Golat e Shaqirit dhe Xhakës, vjen LAJMI I MADH për Zvicrën

Isa.Autor

Berlusconi: Milani në duar të sigurta, nuk kthehem më president

Q.Autor

Leave a Comment