Futboll Seria A Sport

“EJA TEK BARCELONA”/ Ja telefonata që bindi “Demin” Lautaro!

“Eja te Barcelona, fitojmë bashkë!”… Ka qenë ky mesazhi që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, i ka dërguar Lautaro Martinezit në atë telefonatë mes të dyve në muajin mars.

E shkruan “As” dhe zbulon se pas kësaj telefonate, “Demi” i Interit ka nisur të mendojë vetëm për ditën që të vishet blaugrana, duke ditur se edhe për dy vite Messi mund të jetë në këto nivele dhe më pas pritet të bjerë rendimenti dhe ndjeshëm madje.

Sulmuesi i Interit, për respekt të tifozëve zikaltër, qëndron në heshtje dhe nuk e jep veten, por brenda tij është e madhe dëshira për të shkuar në “Camp Nou” dhe për të bërë ëndrrën realitet duke luajtur me numrin “10” të Argjentinës edhe në një klub dhe jo vetëm kombëtare.

Problemi është klauzola prej 111 mln eurosh dhe pengesa Marotta. Barcelona do të provojë disa plane të ndryshme: futbollistë në këmbin plus para, por edhe ndonjë formulë tjetër për të paguar me shumë këste.

Related posts

BOJKOTI SI PASOJË E COVID-19/ Argjentina merr vendimin: A do të jetë pjesë e Copa America 2021?

Delo.autor

MBLEDHJE URGJENTE TE BARCELONA/ Laporta habit me emrin që ka zgjedhur si zëvendësues të Kumanit

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Agjenti i Hakimi: Ai zgjodhi Interin përpara 10 ekipeve. Përpara se të firmoste me Zikaltërit…

Delo.autor

Leave a Comment