Futboll Seria A Sport

PORTIERI I JUVENTUS SHOKON ME DEKLARATËN/ Szczesny: Tek Arsenal pija duhan rregullisht, Wenger e dinte

Në jetën e sportistëve nuk duhet të ketë vend për vese dhe zakone jo të shëndetshme, siç është pirja e duhanit. Megjithatë, Wojciech Szczesny shpesh i ka dhënë vetes, në të kaluarën, kënaqësinë e një cigareje për të lehtësuar tensionet para dhe pas lojës.

Portieri polak rrëfeu një episod, që daton nga koha e Arsenalit: Në atë kohë, cigarja përfaqësonte një valvul lehtësimi për t’u përballur më mirë me situatat e ndërlikuara në fushë. Në kohën kur unë pija duhan rregullisht, shefi (Wenger) e dinte shumë mirë. Ai nuk donte që dikush të pinte duhan në dhomën e zhveshjes. Pas një loje, për shkak të tensionit, e ndizja cigaren në cepin e dusheve, ku askush nuk mund të më vinte re. Dikush më pa dhe raportoi te shefi, i cili disa ditë më vonë më pyeti nëse ishte e vërtetë: Unë i thashë po dhe u gjobita”.

Përveç gjobës, Szczesny u përjashtua edhe nga formacioni titullar, në favor të David Ospina, situatë që e shtyu të kërkonte më shumë hapësirë diku tjetër, te Roma: “Prisja të kthehesha në formacion pas disa javësh, por Ospina luajti vërtet mirë dhe e meritoi vendin e titullarit. Unë dëshiroja përsëri vendin në portë dhe mënyra për ta bindur trajnerin, se isha akoma më i miri, lidhej me huazimin. Duket e çuditshme, por ndonjëherë kjo është gjëja e duhur për të bërë”.

Related posts

LIVE/ Tirana-Skënderbeu: Gabime naive në mbrojtje, mbyllet pjesa e parë në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Isa.Autor

ABAZAJ SËRISH PROTAGONIST/ Futbollisti shqiptar fiton penallti në ndeshjen e kampionatit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Kukësi: Traversa i mohon golin e dytë verilindorëve (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment