Futboll Seria A Sport

GODET ME DEKLARATËN PËR DYBALAN/ Legjenda e Inter: Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, por nuk…

Futbolli italian u ndal një muaj më parë, me një supergol të Paulo Dybala kundër Interit, që bëri shumëkënd të fshijë sytë, mos ishte në ëndërr apo realitet, duke bërë shumë pyetje në lidhje me rolin e tij te Juventusi. Beppe Bergomi foli në “Sky Calcio Club” për numrin 10 bardhezi, duke shprehur bindjen e tij se argjentinasi nuk është kampion i padiskutueshëm dhe se për këtë arsye i fillon ndeshjet edhe nga pankina:

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, por nuk është një kampion i jashtëzakonshëm. Nuk e ka këtë status te Juventusi, prandaj e fillon disa ndeshje edhe nga pankina. Aty është Cristiano Ronaldo, që i kushtëzon të gjithë të tjerët. Kampion i jashtëzakonshëm do të thotë të jetë i padiskutueshëm te Juve dhe në ekipin kombëtar. Dybala nuk është i tillë në asnjërën”.

Related posts

NË “ORBITËN” E SHUMË KLUBEVE/ Levandovski sqaron të ardhmen e tij

Delo.autor

KUKËSI-DEBRECEN/ Ethemi ndëshkon hungarezët dhe shton shpresat, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

“GOL BOMBË”/ Ylli SHQIPTAR shënon “perlë”, “mjeshtër” nga jashtë zone (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment