Futboll Seria A Sport

GRUMBULLIMI NË TORINO/ Juventus nuk e ka me nxitim, plan special për të prekurit nga Covid-19

Në pritje për të kuptuar se kur do të rifilloj kampionati, Juventus me sa duket nuk e ka me nxitim për të thirrur lojtarët në grumbullim. Deri në këto momente, vetëm një nga nëntë lojtarët e huaj, është rikthyer në Torino, bëhet fjalë për Miralem Pjanic por dhe mesfushori boshnjak është rikthyer me dëshirë. Klubi bardhezi nuk ka vendosur ende një datë fikse se kur do të grumbullohen, kjo pasi ende nuk ka një njoftim zyrtar as nga FIGC.

Miralem Pjanic Juventus 14l8q9cotctmz14ngizil36dz8

Zgjidhja më e mirë do të ishte që lojtarët të riktheheshin në kohë për të respektuar edhe karantinën e detyruar, 14 ditë të plota ose 7 ditë duke iu nënshtruar dy testeve. Në Torino kanë një plan të qartë, kanë menduar që lojtarët e huaj të rikthehen në mënyrë të shkallëzuar, jo të gjithë në një ditë.

Ronaldo

I pari i cili është gati të rikthehet është C.Ronaldo, dukshëm gjatë gjithë kësaj kohë është përpjekur të mbaj trupin në formë. Mbetet ende e pa qartë se çfarë do të ndodh me Higuain. Në çdo rast, kurdo të zbarkojnë në Torino, të gjithë lojtarët do të izolohen në JHotel. Lojtarët të cilët kanë rezultuar pozitiv, Dybala, Ruagani dhe Matuidi do ti nënshtrohen analizave më të detajuara për të përcaktuar mënyrën se si do të stërviten.

(BalkanWeb)

Related posts

PLASIN POLEMIKAT NË ITALI/ Gjyqtari fal De Ligt, preku topin me dorë brenda zone (VIDEO)

Delo.autor

MBETET ME PIKË TË PLOTA/ “Të Kuqtë” mposhtin Burnleyn me lehtësi (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea hipotekon kualifikimin ndaj Malmos, Wolfsburg ringjallet kundër Salzburg

Delo.autor

Leave a Comment