Futboll Seria A Sport

MBRON TRANSFERIMIN NGA MILAN TEK JUVENTUS/ Pirlo: Ishte vendimi më i drejtë

Ishte Juventusi në zhvillim i Antonio Conte, ai që do të hidhte themelet e një cikli mbresëlënës triumfesh. Transferimi i Andrea Pirlo nga Milani te bardhezinjtë bëri që miliona tifozë të diskutojnë ethshëm, por “regjisori” italian nuk pendohet për asgjë.

Duke folur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram, maestro i mesfushës e komentoi atë zgjedhje: “Të shkoja te Juventusi ishte vendimi i duhur. Në katër vitet që kalova atje fitova katër tituj, Kupën e Italisë dhe luajta një finale të Ligës së Kampionëve”.

Pirlo përjetoi kalimin nga Conte tek Allegri, dy trajnerë nga të cilët mori diçka: “Të dy më kanë mësuar shumë. Për shembull, Allegri dukej nga jashtë një teknik që vetëm orientonte, por në realitet ishte një punëtor i madh dhe i vështirë. Herën e parë që vlerësova mundësinë e bërjes trajner ishte pas një leksioni nga Antonio Conte. Ai gjithmonë i bënte seancat teorike nga  40 minuta secila”.

Pas këtij mësimi nga Conte, ai vendosi të bëhet trajner. Ish-mesfushori tashmë ka ide shumë të qarta: “Unë jam më i orientuar drejt skuadrave të para dhe jo të rinjve. Mendoj se duhet të kem një qëllim specifik për të arritur. Dua ta ndiej atë adrenalinën e ndeshjes, fitoren apo humbjen, përgjegjësinë. Unë besoj se rruga e të rinjve nuk bën për mua, nuk është diçka që mund të më pëlqejë. Do të preferoja të filloja me të rriturit”.

Related posts

Flamurtari gjen “timonier”, ul në stol Ilir Dajën

Sadik.Autor

Botërori rus ka rregullat e veta, zbuloni cilat janë!

Sadik.Autor

I PREU NË BESË/ Igli Tare i “tërbuar” me David Silvën: Kam respekt për të si lojtar, por jo si…

Delo.autor

Leave a Comment