Futboll Seria A Sport

ISHIN TË INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Lajm i madh nga familja Maldini, ja i shëruari i parë

Një lajm i mirë ka ardhur nga familja Maldini, pasi djali i familjes Danieli ka konfirmuar se nuk është më me COVID-19. Ai dhe babai i tij, Paulo ishin prekur nga korona, por tani duket se gjendja e tyre është stabilizuar.

“Jam mirë dhe nuk po shfaq më simptoma. Kam nisur stërvitjen individuale madje”, – tha ai gjatë një live në Instagramin personal. 18-vjeçari ka debutuar me “Djallin” dhe po këshillohet nga babai i tij Paulo, por dhe nga një legjendë si Zlatan Ibrahimovic.

“Isha shumë i qetë dhe i përqëndruar te ndeshja, por sigurisht që San Siro më dhuroi shumë emocione. Ishte një eksperiencë unike”, – tha ai.

Related posts

Kamza shpërthen ndaj FSHF-së: Korbat e zinj dhe… korbi i madh

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool perfekt, Inter në krye nga italianet, rrezikon PSG

F.autor

Kampioni i BOTËS/ Scolari kthehet në stolin e Palmeiras për të tretën herë

Isa.Autor

Leave a Comment