Futboll Seria A Sport

SERIE A E GJUNJËZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Cristiano Zanetti: Kthimi i kampionateve? Vendimi i Juventus është i qartë…

Nuk kanë fund diskutimet në lidhje me mundësinë për të përfunduar sezonin e futbollit, aktualisht i pezulluar për shkak të Coronavirus-it.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe ish-mesfushori Cristiano Zanetti, i cili ka dhënë një intervistë për Vociegiallorssa: “Besoj se vendimi i Juventus-it për shkurtimin e rrogave është një sinjal i qartë, mendoj se do të jetë shumë e vështirë që kampionati të rifillojë”.

“Do të duhen muaj para se gjithçka të kthehet në normalitet, edhe kur do të kthehemi të dalim nga shtëpia, virusi do të vazhdojë të qarkullojë deri sa të gjendet një kurë ose vaksinë”.

“Mundësia për të luajtur në verë më pëlqen, por është e vështirë të konkretizohet nëse nuk gjendet një vaksinë. Titulli besoj se nuk duhet të jepet”, ka thënë Zanetti.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT! Ja cili arbitër do të vendosë drejtësi sot në Tirana-Partizani

F.autor

Ronaldo “ikonë” e Realit/ Ja 7 momentet më të papërsëritshme me fanellën e “Los Blancos”

Isa.Autor

I JEP FUND AVENTURËS NË RUSI/ Bekim Balaj kryen vizitat mjekësore te klubi i ri…

Delo.autor

Leave a Comment