Futboll Premier League Sport

“ISHTE NJË PERIUDHË SHUMË E VËSHTIRË”/ Ylli i Manchester United: Mourinho më ka përmirësuar shumë!

Në një intervistë të dhënë së fundmi për United Podcast, Marcus Rashford ka zbuluar se një ndër trajnerët që ka ndikuar më së shumti tek ai ka qenë Jose Mourinho.

Anglezi shprehet se me “Special One” ai është përmirësuar shumë, pavarësisht se Manchester United ka kaluar një periudhë shumë të vështirë.

“Ishte e vështirë, por kur kthej kokën pas 5 apo 6 vite, ka momente që ishin të vështira dhe nga ana psiklogjike. Si lojtar, mendoj se jam përmirësuar shumë në 2 vitet kur trajner ishte Jose Mourinho. Kishim shumë ulje-ngritje. Kur shikoj pas, ishte një periudhë shumë e vështirë, por që më ka bërë lojtar më të mirë dhe më ka përmirësuar shumë”, përfundon Rashford.

Related posts

De Gea te Reali, Mourinho vendos kushtin kryesor për realizimin e marrëveshjes

Q.Autor

“BOMBERI” I BAYERN NUK NJEH LIMITE/ Gol çdo 37 minuta, ylli Lewandowski përmirëson rekordin e tij

Delo.autor

MESFUSHORI PORTUGEZ/ Andre Gomes: Jam i lumtur që u largova nga Barcelona, për mua ishte…

Isa.Autor

Leave a Comment