Futboll La Liga Sport

KËSHTU RINIS NË LA LIGA/ Tampone, izolim, grupe prej 8!

Emergjenca e koronavirusit nuk ka ende një kohë të përafërt se kur do të mbarojë për jetën normale të njerëzve, e aq më pak për futbollin.

Por federata të veçanta në Europë po punojnë për rinisjen e sezonit duke menduar edhe zgjidhje alternative, në rast se do të lejohen të aplikojnë lojën më popullore të planetit.

La Liga në Spanjë i ka nisur klubeve elitare një protokoll të veçantë që edhe pse jo zyrtar, do ti imponojë rregulla të rrepta klubeve për të kufizuar numrin e të infektuarve nga pandemia. radio Kadena Kope që mori dosierin, nënvizon se përveç dezinfektimit të rregullt të palestrave dhe strukturave të tjera, Federata Spanjolle do të imponojë kryerjen e analizave përmes tamponeve, 3 ditë para nisjes së stërvitjes për secilin futbollist.

Skuadrat e la Ligës do të duhet të qëndrojnë të izoluara në hotele dhe qendrat e tyre sportive, me asnjë kontakt me të tjerët. Stërvitjet do të jenë më së shumti individuale dhe në përgatitjet para ndeshjeve, në grupe me 8 lojtarë. Nëse një futbollist do të rezultojë pozitiv, do të izolohet dhe e gjithë skuadra e stafi teknik, do ti nënshtrohet karantinës pa marrë parasysh anulimin e ndeshjes, apo kontratat me sponsorët

Top Channel

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Kosova barazon me Ishujt Faraoe, por mban kreun e grupit. Ja klasifikimi

Isa.Autor

E BUJSHME/ NEYMAR vendos KUSHTIN, PEREZ është gati t’ia PLOTËSOJË

Isa.Autor

E FUNDIT NDESHJE ZYRTARE NË ARGJENTINË/ Messi realizon dopietë dhe e mbyll si hero: Është gjithçka kisha ëndërruar

F.autor

Leave a Comment