Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Dybala me COVID-19 edhe në testin e katërt? E fejuara zbulon të vërtetën

Këto janë fjalët e Oriana Sabatini, partneres së Paulo Dybala, sulmuesit të Juventusit, që u testoi pozitiv me “Coronavirus”, më 21 mars. Ajo foli në mikrofonat “Canale 9 Argjentina”, duke mohuar lajmet e qarkulluara në orët e fundit. Më në detaje, sipas mediave spanjolle (El Chiringuito de Jugones), 10 bardhezi është testuar pozitiv edhe në tamponin e katërt, i bërë së fundi.

Oriana Sabatini sqaron të vërtetën, sipas saj: “Paulo duhet të bëjë testet e fundit dhe të shohë se cila është përgjigjja. Pa dyshim që nuk e dimë nga doli ky lajm, por ne nuk duam të komentojmë shumë. Ashtu siç folëm për pozitivitetin tonë, me qetësi do të tregojmë edhe negativitetin ndaj Covid-19. Testi im doli negativ. Ne nuk jemi akoma 100% të sigurt, nuk duam të flasim. Edhe mediat duhet t’i publikojnë lajmet në kësi rastesh vetëm pasi të kenë informacion të sigurt. Ne po presim”.

Dybala, për momentin, është ende i izoluar në Torino, në shoqërinë e të fejuarës së tij, Oriana, një aktore, këngëtare dhe modele e njohur argjentinase.

Related posts

“SHPËTUAM MILANIN NGA SERIE D”/ Flet Ivan Gazidis: Ne punojmë me pasion dhe sigurojmë…

Delo.autor

‘Ylli’ i PSG-së e konfirmon largimin: Ndeshja ime e fundit…

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ “Marca”: Messi e ka të pamundur të qëndrojë në Barcelonë

Delo.autor

Leave a Comment