Futboll Premier League Sport

“ZBATOVA POROSINË KEANE”/ Henderson: Ja pse nuk ia kërkova fanellën Messit

Pothuajse një vit më parë, më 1 maj 2019, Barcelona mundi Liverpoolin në ndeshjen e pare gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Rezultati 3-0 për katalanasit zbukurohej nga perla e Lionel Messi, përmes një goditjeje të lirë. Argjentinasi ishte njeriu i ndeshjes, gjë që nuk do të mund ta përsëriste dot në kthimin e tmerrshëm të “Anfield” (4-0).

Jordan Henderson e filloi atë ndeshje (gjysmëfinalen e parë) nga pankina, më pas mori vendin e të dëmtuarit Naby Keita, pas vetëm 24 minutash lojë. As kontributi i tij nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur humbjen kundër “Pleshtit”, në një formë të shkëlqyer, që realizoi dy gola. Henderson foli vetëm për Messi në mikrofonat e “Daily Mail”, duke u ndalur veçanërisht në dështimin për t’ia kërkuar fanellën në fund të lojës yllit argjentinas.

Gjë e cila kishte të bënte me ish-trajnerin e tij, Roy Keane: Ishte hera e parë që luaja kundër Messit. Duke menduar për golin e tij të dytë, ende nuk mund ta besoj se si arriti të shënojë. Asnjëherë gjatë lojës nuk kam menduar t’ia kërkoja fanellën. Kur isha duke luajtur me Sunderland, Roy Keane më kishte thënë se po ta bëja, do të tregoja shenja nënshtrimi para tij”.

Henderson e kënaqi veten me fanellën e Luis Suarez, shokut të tij të vjetër të skuadrës, te Liverpool: Në fund u ktheva në shtëpi me fanellën e Suarez, i cili është një njeri shumë i mirë. I ndërruam fanellat, si një gjest i miqësisë sonë. Unë e ruaj në shtëpi fanellën e Suarez, nuk e di se çfarë bëri ai me timen…”

Related posts

Heynckes do të largohet në fund të sezonit, zbuloni emrin surprizë për stolin e Bayern

Q.Autor

LIVE/ Finalja e Olimpiadës: Mbyllet ndeshja Brazil-Spanjë. Rezultati 2-1

Delo.autor

Presidenti i UEFA-s tregon nëse VAR do të përdoret në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment