Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Futbolli dhe Covid-19 ndajnë Italinë, e pamundur të luhet në veri

Serie A, ashtu si çdo kampionat tjetër në europë dëshiron ti shkoj deri në fund këtij sezoni, kjo është një ide fikse të cilën e rithekson presidenti i Federatës, Gabriele Gravina, pyetja që shtrohet është kur dhe si. Problemi më i madh për momentin është veriu i Italisë, i goditur fuqishëm nga Covid-19: “Do të jetë shumë e vështirë të luhet në Bergamo por edhe në Milano e Cremona. Një kampionat pa ndeshje në veri është një opsion”. Kjo ide e bërë publike nga presidenti i FIGC është shumë komplekse pasi nuk ekzistojnë strukturat për ta bërë diçka të tillë, si në SHBA ku NBA do të transferohet e gjitha në Las Vegas:

Gavina

“Në Itali është e pamundur ta bësh diçka të tillë në një qytet të vetëm. Nuk mund të luhet 10 ndeshje në një fushë të vetme gjatë një fundjave. Në po punojmë se si do të rifillojmë futbolli jo kur. Kur vendi të jetë gati, kur të rikthehet jeta, kur të jenë kushtet që edhe sektorët e tjerë të hapen atëherë do të filloj dhe futbolli. E them për herë të fundit, kampionati do të rifilloj, do ta çojmë në fund, ka ende kohë”, u shpreh presidenti i Federatës Italiane.

(BalkanWeb)

Related posts

Roma në kërkim të një sulmuesi, ‘piketohet’ Adnan Januzaj

Q.Autor

NUK NDALET JUVENTUS NË MERKATO/ Prezantohen Gonzales dhe Conceiçao, gati edhe Koopmeiners

F.autor

JO VETËM PIATEK/ Fiorentina po përgatit në heshtje një goditje të bujshme nga Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment