Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Ibrahimovic nuk duron dot pa futboll, i kthehet stërvitjes te klubi ku është bashkëpronar (FOTO)

Ndërsa në Itali dhe shumë vende të tjera në Europë nuk mund të sërvitesh ende në ambjentet e qendrës sportive me futbollistët që duhet të bëjnë çmos që të ushtrohen në shtëpi, Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milanit, sot është kthyer në fushë.

Suedezi është duke u stërvitur në qendrën stërvitore të Hammarby, klubi ku ështëedhe bashkëpronar. Klubi në fjalë i ka dhënë mundësi lojtarëve që nëse duan mund të përdorin qendrën stërvitore (me kampionatin e ndaluar) në mënyrë të vullnetshme, duke nisur nga dita e hënë.

“Ibrahimovic kishte shumë dëshirë që të kthehej të prekte topin dhe te ne është gjithmonë i mirëpritur”, deklaroi drejtori sportive i klubit, Jesper Jansson.

Related posts

(LIVE) Gabim i Ajetit në mesfushë, Norvegjia shumë pranë golit

Sadik.Autor

MUNGESA E KAPITENIT XHAKA PËR ZVICRËN/ Vëllai Taulanti: Mëkat që nuk është ndaj Spanjës

Delo.autor

“TRE EKIPE KANË DIÇKA MË SHUMË”/ Gasperini heq dorë nga titulli: Ne jemi me Fiorentina-n dhe Torino-n…

Delo.autor

Leave a Comment