Futboll Sport

NQA QELIA NË HOTELIN PËRRALLOR/ Ja ku po e kryen arrestin shtëpiak Ronaldinho (FOTO)

Ronaldinho dhe vëllai i tij, Roberto, u larguan nga burgu i Asuncion, pasi paguan garancinë prej 1.6 milionë dollarësh. Ata u arrestuan për hyrjen në Paraguaj me dy pasaporta të falsifikuara të këtij vendi. Tani, të dy do të qëndrojnë në arrest shtëpiak në një nga hotelet më të mirë të kryeqytetit të vendit të Amerikës së Jugut.

Për shkak të pandemisë së “Coronavirus”, Ronaldinho dhe Roberto janë bujtësit e vetëm të hotelit “Palmaroga”, i vendosur në qendër të Asunción. Ata janë sistemuar në dy nga dhomat më të mira të hotelit, me një palestër, pishinë dhe shërbime të tjera të nivelit të parë në dispozicion. Vendimi i gjyqtarit i detyron ata të qëndrojnë në dhoma të ndara.

Dinho, sipas mediave lokale, është vendosur në suitën presidenciale, çmimi i zakonshëm i së cilët shkon 409 euro për një natë, me mëngjesin e përfshirë. Kjo suitë është 62 metra katrorë dhe ka dy dhoma. Veç sallonit, braziliani ka edhe një zonë gjumi, ku mund të shtrihet në krevatin komod si mbret. Ronaldinho ka tavolinën e tij të takimeve, një ballkon privat dhe një kuzhinë të vogël brenda suitës, si dhe një TV Smart 55-inç; banjo me hidromasazh dhe dush.

Përveç kësaj, ai mund të shijojë shërbime të tjera, që hoteli i vë në dispozicion, të tilla si një tarracë me pishinë, restorant ose palestër, megjithëse të dy vëllezërit do të ruhen gjatë gjithë ditës. Në këtë kohë, hoteli nuk lejon rezervime deri në maj, kështu që askush nuk do të jetë në gjendje të ndajë momente me fituesin e “Topit të Artë” në vitin 2005.

Related posts

“NUK MARTOHEM ME PIKE”/ Shakira tregon arsyen: Dua që të mos më shohë si gruaja e tij por…

F.autor

Andriy Shevchenko i shkel “syrin” klubeve: Ja kush janë kriteret e mija për futbollin

Sadik.Autor

GAFA NË KONFERENCËN PËR SHTYP/ Shikoni si Gattuso ngatërron Napolin me Milanin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment