Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Myrto Uzuni jep mesazhin e tij nga karantina: Qëndroni në shtëpi për një të nesërme më të mirë

I ardhur në Shqipëri 8-ditë më parë nga Kroacia, ku luan që prej Gushtit 2018 me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit, futbollisti Myrto Uzuni, pjesë e ekipit të Kombëtares Shqiptare jep një mesazh nga karantina për të gjithë shqiptarët. “Në këto kohë të vështira duhet të mendojmë për familjarët tanë. Qëndroni në shtëpi sepse nesër na pret një jetë më e mirë”-, ka thënë Uzuni.

Uzuni ka treguar edhe momentet e para kur në Kroaci, ekipi mësoi lajmin e keq të përhapjes së virusit Covid-19. Ekipi i Lokomotivës së Zagrebit së bashku me dy mjekë- tregon Uzuni-mblodhën të gjithë lojtarët dhe stafin, duke i dhënë lajmin se nuk do të lëviznin për shkak të koronavirusit, edhe pse në atë periudhë në Kroaci nuk kishte ende asnjë rast të prekur. “Ne qëndruam të gjithë për 13-ditë në karantinë në Kroaci dhe më pas na konfirmuan se do të ktheheshim në shtëpi, pranë familjeve tona”, -ka thënë Uzuni. Ai pohoi se falë mbështetjes së Ambasadës Shqiptare në Kroaci u mundësua edhe kthimi i tij në vendlindje, në Berat dhe gjatë gjithë udhëtimit ai u shoqërua nga përfaqësues të Ambasadës shqiptare nga dogana në doganë.

Tashmë Myrto Uzuni është vetëkarantinuar në banesën e tij në lagjen Uznovë në Berat, ku jeton me prindërit dhe vëllain. Duke theksuar se futbolli për të është jetë, Uzuni vijon stërvitjen e tij në oborrin e banesës private por edhe brenda shtëpisë, pasi-siç shprehet edhe vetë-sot të gjithë duhet të mendojnë për jetët e tyre dhe më pas për futbollin.

Futbollisti beratas Myrto Uzuni, i lindur në 31 Maj 1995, e ka filluar karrierën e tij në futboll në vitin 2012 në ekipin e të rinjve të qytetit “FK Tomorri” U17, ku pasi qëndroi një vit kaloi në me ekipin e “FK Tomorrit” të kategorisë së parë, ku qëndroi për dy sezone të plotë. Në vitet 2015-2017, Myrto Uzuni kaloi me ekipin e Apollonisë së Fierit dhe në Gusht 2017 Uzuni ju bashkua ekipit të Laçit. Prej 3 Shtatorit 2018 e deri tani, furbollisti Myrto Uzuni luan si mesfushor dhe sulmues në Kroaci, me ekipin e Lokomotivës së Zagrbit. Dy vitet e fundit Uzuni ka veshur edhe fanellën “kuq e zi” dhe është bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Related posts

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Hungari-Shqipëri në “Puskas Arena”. Rezultati 0-1

Delo.autor

Emre Can: Brenda 3 viteve do të jem një super lojtar

Sadik.Autor

(VIDEO) Mateo Kovacic “sillet” si amator, përballë me portierin nuk arrin të shënojë

Q.Autor

Leave a Comment