Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Presidenti i klubit italian: Do të humb çdo ndeshje për nder të viktimave të COVID-19 nëse…

Massimo Cellino, presidenti i Brescia, ka këmbëngulur se është e pamundur që të përfundojë sezoni në Serie A, i cili është i pezulluar që prej 9 marsit, dhe madje kërcënoi se do ta tërheqë klubin nga gara nëse Federata e Futbollit e Italisë urdhëron rinisjen e kampionatit në muajt në vazhdim.

Italia është vendi më i prekur në botë nga Covid-19, pasi i ka humbur 13.155 qytetarë si pasojë e infektimit me këtë virus.

Cellino beson se ekzistojnë shumë arsye përse Serie A nuk duhet të rinisë fare këtë sezon.

“Garat nuk mund të rinisin për shumë arsye. Në veçanti për dy pika: respekti për shëndetin dhe shpëtimi i sistemit të futbollit. Përveç se e kemi humbur këtë sezon, ne do ta rrënonim edhe sezonin tjetër nëse luajmë tani”, tha Cellino për La Gazzetta dello Sport.

“Në Brescia, ne po i largojmë të vdekurit nga qyteti me kamionë. Ne jemi në qendër të pandemisë”, shtoi ai.

Qeveria italiane ua ndaloi sot klubeve t’i rinisin stërvitjet para 14 prillit. Serie A pritej të riniste në maj, por duket e pamundur dhe ajo mund të risinë në qershor. /Gazeta Express/

Related posts

“E ADHUROJ SULMUESIN MORATA SEPSE E MERITON”/ Presidenti i Juventus: Nëse do të duan ta blejnë, duhet ta…

Delo.autor

KOREJA E JUGUT RIHAP FUTBOLLIN/ Kapiteni i klubit më prestigjoz: E kemi të ndaluar të flasim!

Delo.autor

 DURO e thotë hapur: Tirana ekip i fortë, ndeshjen duhet ta kishim mbyllur në pjesën e parë

Isa.Autor

Leave a Comment