Boks Sport

“MIQTË E MI KANË VDEKUR NGA KORONAVIRUSI”/ Mesazhi prekës i kampionit të botës: Ky armik i padukshëm nuk është shaka

Antoni Xhoshua, kampioni i botës në peshat e rënda u ka dërguar mesazh inkurajues personave të prekur nga koronavirusi, duke thënë se edhe ai ka humbur miq të ngushtë gjatë kësaj pandemie globale. Xhoshua nga karantina iu ka uruar shërim të shpejtë personave të prekur me Covid-19.

joshua

“Ju e keni përkrahjen time. Jam me ju në këtë ditë të vështirë dhe jemi duke e bërë gjënë e duhur. Njerëzve që vuajnë nga pandemia e Koronavirus, iu uroj shërbim të shpejtë sepse ky virus nuk është shaka. Ne ende nuk kemi gjetur ilaç shërues.

Ndërsa atyre që kanë vuajtur dhe i kanë humbur më të dashurit për shkak të koronavirusit, u them mbajeni kokën lart sepse e keni dashurinë dhe bekimin tim. Edhe unë kam humbur persona të afërt me të cilët punoja në stërvitje, miq të afërt, miq të miqve. Koronavirusi bëhet edhe më serioz kur t’i afrohet shtëpisë”, tha Xhoshua në një video-mesazh në rrjetet sociale.

Related posts

PAS BARAZIMIT NË “PAQE” NDAJ TIRANËS/ Trajneri Ahmataj: Ndikon mungesa e eksperiencës, duhet të jemi koshient për…

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Neuer: Tani e dimë si mposhtet Liverpooli

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Aleksi optimist: Kemi filluar të luajmë futboll të…

Delo.autor

Leave a Comment