Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Serie A mbetet “peng” i Covid-19, datë e re për rifillimin e sezonit

Bota e futbollit nuk ka ende një përgjigje përfundimtare se çfarë do të ndodh këtë sezon, sigurisht dëshira e aktorëve kryesor është ta çojnë deri në fund por jo gjithçka është në dorë të tyre. Ministri i sportive në Itali mori më shumë kohë për të dhënë dritën jeshile, ka ende shumë çështje që janë të paqarta. Ideja fillestare mbetet në fuqi, stërvitjet individuale pritet të rifillojnë më 4 maj ndërsa stërvitjet kolektive më 18 maj.

Corriere

Në këtë mënyrë shtyhet edhe data e rifillimit të sezonit, nga 6 qershor më 18 qershor, sigurisht edhe kjo është një hipoteze, një datë e cila është larg konfirmimit zyrtar pasi gjithçka varet se si do të evoluoj Covid-19. Klubet nga ana e tyre kërkon një përgjigje zyrtare nga qeveria, duan të jenë të sigurt që do të luhet futboll. Komitet mjekësor ka ende shumë dyshime se si do të zhvillohen stërvitjet dhe ndeshjet, sa të rrezikuar janë lojtarët dhe stafet? Kontakti në këtë sport është i pashmangshëm, burim infeksioni mund të jetë edhe topi. Një pikëpyetje më e madhe ka të bëj me faktin se si do të veprohet nëse një lojtar del pozitiv me coronavirus, do të izolohet vetëm ai, apo do të futet i gjithë ekipi në karantinë? Kur të gjithë këto pyetje do të marrin një përgjigje përfundimtare atëherë Serie A mund të zbres në fushë, fillimisht në stërvitje më 4 ose 18 maj ndërsa futbolli i luajtur pritet të rikthehet më 6 ose 13 qershor për të përfunduar më 31 korrik.

(BalkanWeb)

Related posts

Nis takimi në Lyon, Marseille dhe Atletico Madrid duan kurorëzimin e sezonit

Sadik.Autor

Cili është çelësi i ringjalljes së Antoine Griezmann?

Sadik.Autor

SPAIN-NORWAY/ Spanjollët kalon sërish në epërsi, shënon Ramos

Delo.autor

Leave a Comment