Futboll Seria A Sport

“DRIBLON” TË ARDHMEN E LAUTARO MARTINEZ/ Zanetti: Është gjëja e fundit, që mendojmë!

Çfarë do të bëhet me Lautaro Martinez? Për momentin, Javier Zanetti e “driblon” këtë temë. Zv.presidenti zikaltër përcakton si përparësi urgjencën e “Coronavirus”, pastaj do të mendohet për transferimet. Kjo është linja e ndjekur prej tij, i pyetur nga “Cadena 3” për të ardhmen e argjentinasit:

“Gjëja e fundit, për të cilën ne mendojmë, është merkatoja. Sot shëndeti vjen në radhë të parë, gjëja më e rëndësishme. Kur të kthehemi në stërvitje, duke shpresuar se futbolli do të rifillojë, do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Lautaro është një djalë shumë inteligjent, po e shfrytëzon maksimalisht mundësinë e të luajturit në një kampionat të rëndësishëm, si ky italian. Kur e pamë për herë të parë, i imagjinuam të gjitha këto. Ai është një krenari për Interin, kjo më bën të lumtur. Personalisht mendoj se ekipi kombëtar argjentinas mund të bazohet tek ai për një kohë të gjatë”.

Zanetti, gjithashtu, flet për rrugën e marrë nën trajnerin Conte: “Është një projekt që kërkon kohë, i përbërë nga njerëz me vlera të rëndësishme. Conte është trajner me aftësi të mëdha, plot përvojë, që e njeh mirë futbollin italian. Po ashtu, përshtatet mirë me të ardhmen tonë. Duhet të kesh një identitet shumë specifik për të garuar në një kampionat kaq të rëndësishëm si Serie A dhe ne po mundohemi ta kemi”.

Related posts

MBLEDHJE URGJENTE TE REAL MADRID/ Lopetegui nuk duket i shqetësuar nga takimi

Isa.Autor

Hasi pranë ekipit të ri, nis merkaton me një 37-vjeçar?

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Provat Zyrtare: Verstappen dominon në Brazil, buzëqesh edhe Vettel

Delo.autor

Leave a Comment